LAJMI I FUNDIT:

Substancat ushqimore shkaktarë të kancerit të stomakut

Substancat ushqimore shkaktarë të kancerit të stomakut

Shumë studime epidemiologjike të kryera në rajonet me insidiencë të lartë kanë treguar se faktorët dietetikë luajnë në rol të rrezikshëm në rëndimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore të pacientit, ku ka filluar të shfaqet kjo sëmundje.

Rreziku i zhvillimit të kancerit të stomakut ndryshon ngadalë në popullsitë që lëvizin nga komuniteti me rrezikshmëri të lartë në një tjetër më të ulët, çka tregon implikimin e faktorëve ambientalë në ndryshimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sëmundjeje.

Substancat ushqimore të pasura me nitrate apo amina dytësore janë burim i shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene të stomakut. Kështu, konsumimi i mishit dhe perimeve të konservuara ka qenë i lidhur me një rrezikshmëri të lartë të zhvillimit të këtij lloj kanceri. Përhapja e lartë e sëmundjes ka gjetur një frenim masiv në rastet e shpikjes së frigoriferit, i cili ndihmon në pakësimin e konsumit të ushqimeve të konservuara, që ishin shkak për shtimin e rasteve problematike që agravonin deri në kancer.

Gjithashtu konsumi në masë të madhe i karbohidrateve dhe i kripës është parë si një tjetër faktor risku që e nxit rrezikun për formimin e kancerit të stomakut.
Një dietë e pasur me kripëra dhe karbohidrate te njerëzit shton mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, ndaj është e këshillueshme që dieta të përcaktohet me rigorizitet dhe të jetë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, nëse duam të shmangim rrezikun e formimit të kancerit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori