Më në fund edhe Shqipëria u pushtua! Prej vet shqiptarëve! Edhe Lazarati u bë Shqipëri, dhe policia shqiptare po patrullon atje lirshëm, sikur të ishte në Tiranë! Nejse, kjo nuk i bie edhe aq lirshëm, sepse edhe Tirana tash është e pushtuar… nga opozita! “Tirana e kontradiktave”! Në fakt, kur Shqipërinë e pushtojnë të kuqtë, Tiranën e marrin të zinjtë dhe anasjelltas! Koloriti mbetet kombëtar, gjithsesi! Kuqezi! Edhe ngjyrat e tjera janë prezentë! Gjelbër, blu…! Të gjitha ngjyrat e ylberit!
Por, suksesit të pranuar ndërkombtarisht nuk i shikohen dhëmbët! Nuk e zbehë as…! Po e dini! Se nga Evropa na vinin vetëm vërejtje! Po e dini tashmë! Po na thonë se jemi “të organizuar”!
Kështu, qendra po i mbledh cepat e vendit dhe po e vë njëfarë rregulli! Shqipëria është në festë! Tymi i marihuanës e ka mbuluar krejt vendin, aq sa është dehur krejt. Shumë prej marhjuane e pak edhe prej statusi! U “fejua” Shqipëria! Gëzim të madh ka në të gjitha anët! Kanë sjellë edhe policët ndonjë gjeth nëpër xhepa! Ishin shumë policë andejpari dhe… uniformat kanë shumë xhepa! Se çantat kontrolloheshin rreptë! Kështu, pak raki, pak “bar” edhe… festa bëhet e plotë! Gëzuar!
Kështu e harruam edhe “Jo”-në e madhe të Januzajt, edhe debatet me “tradhtarët” e kombëtares, edhe dështimin për të shkuar në botëror, ku shqiptarët “mercenarë” po përmenden. Miklohet sedra edhe disi rikthehet ajo krenari e humbur përskaj autostradave të Evropës apo nëpër…!
Ta lëmë anash se nga tymi prej tonelatash të djegura me Kanabis Sativa edhe Çamëria u ringjall për pak në skenën politike. U dehën edhe mediat! Edhe politika! Na ka zënë… Shqipëria! Dikush po thotë se më në fund po bëhet… edhe Shqipëria!
E, në Kosovë është ndryshe! Ne jemi gëzuar njëherë! Në pamundësi për me pushtu veriun, kosovarët kësaj vere e pushtuan Shqipërinë! Kush mundet me ecë, u nis andej! Eksod veror!
U “fejua” Shqipëria, e shkruajti dikush në “Facebook”! Është një hap i madh përpara por… “martesë” nuk është! Është sikur e vozitë veturën me tabelat ku shkruan “ Në provë” ! Pra, apelit tone për dashuri globale, nga kontinenti amë iu përgjigjën pozitivisht. Por, “nusja” duhet dhënë prova! Disa vite në provë! Turqia, për shembull, me dekada është me tabelat “Në provë”!
Sidoqoftë, ne shqiptarët u pajtuam me të gjithë armiqtë historik, të cilët njëkohësisht edhe i falëm. Nuk është lehtë me i falë qindra vjet pushtim, por… ne i falëm! I thamë “Jo” hakmarrjes! Nejse, ata nuk na falën ne, por kjo nuk është edhe aq me rendësi. Fundja kush ka për të falur këtu!
Kështu, gëzim i madh, për ketë “fejesë”! Andej e këndej gëzim! Ne jemi një, por “Bjeshkët e Nemuna” i kemi në mes! E në Tiranë, të gjithë së bashku… festuan ndaras.
Bashkia festoi veç, e Qeveria veç! Kur e mendon me gjakftohtësi, nuk ishte ide e keqe! E keni parasysh se si zhvillohen gjërat në Parlament! Rama i ka batutat me maje, e Berisha të zhurmshme! Edhe Basha uron me akuza!
Përndryshe, Euroja po thotë se “Kosova nuk është Shqipëri”, se i mbetet hatri Serbisë! Këtu nuk po ndihmojnë as dhjetëra tonelata marihuanë të djegur. Kur bëhet fjalë për Kosovën, Euroja bëhet esëll! Ende jemi të vetmit që për të shkuar në Evropë presim para ambasadave në shi e në diell!
Dashuria jonë është e zjarrtë, veçse prej zjarrit të madh po digjemi në vete! Kemi ngecur, në rrethrrotullim, me gjithë asistimin ndërkombëtarë! Parapolitika jonë po eksperimenton!
E, koalicioni tashmë i bëri disa javë. Po ecin ngadalë! Me shumë kujdes! Si nëpër mina! Po tuten që “gjarpri” e ka minuar terrenin.
E, Qeveria në largim po heziton! Po përton me zbrit në opozitë! Por, ju mos gjykoni ashpër! Rënia nga pushteti ka pasoja jo vetëm financiare, por edhe sociale e emocionale. Harro ato që dihen, se më të rënda janë ato që nuk janë folur deri më tash! Pushteti ka shumë privilegje nga më të parëndësishmet, e nga të cilat zakonisht hiqet dorë më së vështiri.
Për shembull, ka raste kur debatohet për rolin femrës në shoqëri! Tashmë nuk i pyet askush gratë e ish ministrave apo kryeministrave për rolin e femrave në shoqëri! Ato më nuk munden me thënë me kompetencë të plotë se të drejtat e grave janë “në nivel të kënaqshëm” dhe të gjithë të e komplimentojnë se ka thënë diçka shumë të mençur.
Apo fëmijët! Kështu, fëmijët e ish pushtetarëve munden me postu diçka në Facebook dhe askujt të mos i interesojë kjo. Asnjë medium të mos i citojë! Askush më nuk do të hapë me dhjetëra profile me të njëjtin pass, vetëm për me ba llajka nëpër postimet e tyre! Kush nuk e di, kjo është dramë e vërtetë.
Prandaj, ndërrimet janë dramatike. Kur bie prej pushteti, dhjetëra të afërm degradohen pozicionalisht, sidomos nëpër ndërmarrje publike! Disa prej tyre madje u duhet edhe të shkojnë në punë rregullisht! Nuk ua dërgojnë pagën në shpi! Merre me mend me shkua në punë çdo ditë edhe atë me kohë! Pastaj kreditë! Bankat do të kërkojnë me ua pagua këstet me rregull! As nuk merr më dot kredi tjetër pa e shlye të parën!
As tender! Më nuk merr tender nga shteti! Edhe nëse tashmë veç e ke marr, duhet me I respektua kushtet e kontratës ! Ashtu nuk ka hesape! As djemtë e ministrave apo zyrtarëve të lartë nuk munden me e ushtrua boksin mbi policët e komunikacionit e as me shëtitë me kallash në xhip! Keq!
Edhe fëmijët në shkollë papritmas do të bien me sukseset! Mund të marrin edhe 4, 3, apo ruana Zot edhe 2-sha!
Më e keqja me gratë! Mund të shkojnë me nerva në punë dhe askush të mos shqetësohet për këtë fakt! Shefi i tyre nuk do lodhet me gjetë ndonjë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme. As frizeri nuk llafos me të për problemet e shtetit! Thjesht, humbin llafet.
Por, shpresë ka! Prishtina ka rënë në apati, por Ajvalia u ngjall! Pacollët u përmendën sërish në përmasa globale me një ofertë fantastike për futbollistin e dënuar të Uruguait, Suarez.
Slogani “Suarez, thuaj po, Ajvalisë”, mori një nënqeshjen globale. E lezetshme!
Është marketing i mirë, e pranuan edhe armiqtë shekullorë në Beograd! E regjistruan mediat globale!
Pra, me rëndësi po na përmendin! Gallatë verore! Veç mos të na kafshojë veshtë, ky Suarez! E ka ves!
Se shqiponja po bënë rrathë koncentrik mbi kokat tona!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës