LAJMI I FUNDIT:

Studentët kosovarë triumfojnë në Turqi

Studentët kosovarë triumfojnë në Turqi

Sikurse vitin e kaluar, poashtu edhe këtë vit u mbajt Kupa Botërore e futbollit të vogël në Stamboll. Kosova kësaj radhe ia ka dalë mbanë që me sukses ta mbrojë titullin e kampionit që e kishte fituar vitin e kaluar.

Në këtë turne morrin pjesë 20 shtete nga anë e mbanë bota. Republika e Kosovës bënte pjesë në Grupin C së bashku me Pakistanin, Afganistanin, Senegalin dhe Shqipërinë.

Ndeshjen e parë djelmoshat tanë e fituan me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Senegalit. Në ndeshjen e dytë e demoluan Shqipërinë me rezultat të lartë 22:0, në të tretën e mposhtën Afganistanin me rezultat 9-2, ndërsa ndeshjen e fundit e fituan me rezultat zyrtar ndaj Pakistanit dhe kështu e kaluan fazën e grupeve si liderë.


Në ndeshjen çerekfinale ata u ndeshën me rivalin më të fortë në këtë turne, Bosnjën. Këtë ndeshje e fituan në sekondat e fundit me rezultat 1-0 dhe u kualifikuan për në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale i priste Uyguri i cili i hapi pak probleme, por studentët kosovarë edhe pse me një lojtarë më pak, arritën ta fitojnë këtë ndeshje pas vazhdimeve me rezultat 7-6.

Në finale u takuan me Malin e Zi, ku me fillim të ndeshjes dolën në disavantazh prej një goli, por pastaj e përmbysën rezultatin dhe e fituan këtë takim bindshëm me rezultat 3-1, për t’u shpallur kampion për të dytën herë radhazi.

Në ndeshjen finale në përkrahje të studentëve kosovarë ishte edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Stamboll, Rrahim Morina, dhe drejtori i Qendrës Kulturore në Turqi, Kamil Bytyqi, që i shpërblyen këta studentë me disa plakete.

Për studentët tanë nuk munguan as shpërblimet. Titullin për portierin më të mirë të turneut e fitoi Elvedin Tokaj, ndërsa golashënuesi më i mirë i turneut u zgjodh Skifter Veliu, që ishte bartësi kryesor i lojës së tyre.

Golashënuesi më i mirë i këtij turneu, Skifter Veliu.

“Edhe një herë vërtetuam se sado pak që kemi mundësi mundohemi ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrë të denjë dhe më të mirë të mundshme”, ka thënë Skifter Veliu për Telegrafin.

Kosova në këtë turne u përfaqësua nga këta studentë: Elvedin Tokaj, Onur Sherifi, Ervin Shporta, Tayfun Karanfil, Blend Shporta, Turker Mazrek, Saner Baymak, Hadis Pirana, Serkan Mazrek, Admir Bakiqi dhe Skifter Veliu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Serie A
Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe  shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

La Liga
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Kalo në kategori