Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike në të cilën me vetëm një ministër pjesëmarrës është diskutuar për strategjinë e menaxhimit të financave publike si dhe përmbushja e konkluzioneve të GVRAP-së.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se të gjitha mistritë duhet të krijojnë qasje të re sa i përket buxhetimit për reformën e Administratës Publike.
“Raportimi mbi zbatimin e konkluzioneve në takimin e katërt është prezantuar nga sekretari dhe do me thënë, ka disa të arritura por ka edhe disa ngecje por është raporti i cili është realizuar ndoshta nuk i ka prezantuar të gjitha pikat në qoftë se e keni lexuar ndoshta e keni parë që disa çështje anë realizuar, disa çështje janë në realizim por edhe disa çështje nuk janë realizuar si kjo puna e përfundimit sa i përket klasifikimit të vendeve të punës. Është bërë një punë e madhe por ajo para se me u bë nuk mundemi me thënë që është përfunduar, kështu që si raport të aprovohet por si plotësim i raportit që të kërkohet në të ardhmen nga MAP, MF dhe sidomos zyra e kryeministrit me ministritë tjera të jenë të angazhuara shumë më shumë të krijojmë një qasje të re sa i përket buxhetimit për reformën e Administratën Publike, kështu që të marrim të gjithë informatat që të jetë një raportim sa i përket kësaj strategjie”, tha ai.
Kurse, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili e ka prezantuar Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike në vend të ministrit Hoti, ka thënë se përmes kësaj strategjie synohet të përmirësohet efikasiteti, llogaridhënia et.
“Siç jeni në dijeni në parim, përkrahja buxhetore sektoriale kushtëzohet me kërkesën që Kosova të ketë miratuar një strategji të mirë dhe të cilësisë në fushën e menaxhimit dhe financave publike, në kuadër të mbështetjes që është duke na ofruar nga BE-ja marrëveshja e parë për programet buxhetore sektoriale për shtyllat e para të reformës së Administratës Publike pritet të nënshkruhet në kuadër të IPA 2016 kurse përkrahja e dytë buxhetore sektoriale pritet me u finalizua për sektorin financave publike në kuadër të IPA 2017. Andaj mund të themi se hartimi i kësaj strategjie përpos përkushtimit tonë që të kemi një sistem efikas dhe transparent të Administratës Publike aderon edhe kërkesat karshi partnerëve zhvillimor”, ka deklaruar ai.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike janë diskutuar edhe disa pika të ndryshme të cilat kanë qenë të mbyllura për medie. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Dashuria fillon në Central Park!
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër