LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e mbrojtjes ndaj akuzave, dorëhiqet zëdhënësi i Trump

Strategjia e mbrojtjes ndaj akuzave, dorëhiqet zëdhënësi i Trump

Zëdhënësi i ekipit ligjor personal të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e avokatëve të Presidentit për të kufizuar lirinë e veprimit të ekipit që drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në Presidencialet e 2016-s.

Mark Corallo ishte zëdhënësi i Marc Kasowitz, njeriu që po mbron Trump në këtë çështje. Corallo ka lidhje të afërta me Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller që drejton hetimin e Rusisë dhe sipas Politico-s, e ka lavdëruar dhe hapur punën e bërë prej tij.

Mueller ka tërhequr emra të mëdhenj në ekipin e tij që po heton gjithashtu nëse Trump është përpjekur të pengojë drejtësinë me shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey në fillim të vitit, kur zoti Comey ishte duke udhëhequr hetimet e Byrose Federale për ndërhyrjen e Moskës.


Kritikja e Trump gjatë fushatës, “New York Times” pretendon se ekipi i tij është përpjekur të diskreditojë hetimin e udhëhequr nga Mueller. “Washington Post” shkon edhe më tej e thotë se avokatët e Presidentit kanë tentuar të gjenin mënyrat për ta kufizuar, apo minuar këtë hetim e kanë verifikuar gjithashtu për konflikte të mundshme interesi brenda radhëve të vetë ekipit të Prokurorit të Posaçëm.

Duke cituar persona në dijeni të përpjekjeve të Presidentit, gazeta prestigjoze shkruan se Trump u ka kërkuar këshilltarëve të kontrollojnë fuqinë e tij si kryetar shteti për të falur bashkëpunëtorët, familjarët e madje edhe veten në lidhje me këtë hetim.  Ekipi ligjor i Trump nuk ka bërë ende asnjë koment mbi çështjen. Por një këshilltar i President thotë se ai thjesht ka shprehur kuriozitet mbi shtrirjen e autoritetit të vet, si dhe mbi limitet e hetimit të Mueller.

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
Kalo në kategori