LAJMI I FUNDIT:

Stinori i ri i volejbollit në mars

Stinori i ri i volejbollit në mars

Federata e Volejbollit të Kosovës ka shtyrë fillimin e stinorit pranveror të garave për datën 17 mars.

Të reshurat e borës, temperaturat e ulëta si dhe mungesa e infrastrukturës së ngrohjes në shumë palestrat tona, kanë qenë arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Kaptina e dytë e garave ishte planifikuar të fillojë në fund të këtij muaji. Kampionati shtyhet për të gjitha kategoritë e këtij sporti. /Telegrafi/