Zbuloi se vrimat e zeza në hapësirë lëshojnë rrezatim. E shkroi librin bestseller, “Një histori e shkurtër e kohës”, dhe frymëzoi filmin “Teoria e gjithçkaje” që rrëfen jetën e tij të pazakontë. Lista e gjatë e arritjeve të Stephen Hawkingut bëhet edhe më mbresëlënëse nga fakti se bashkëjetoi me sëmundjen ALS për pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Hawking u bë i famshëm në mbarë botën me librin e tij “Një histori e kohës” botuar për herë të parë në vitin 1988. Libri ishte përmbledhje e studimeve të shumta që ai kreu në fushën e fizikës teorike. Popullariteti i librit ishte i paprecedentë. U rendit për 237 javë me radhë në listën më e librave më të shitur në rubrikën e gazetës “Sunday Times” të Londrës – një rekord për kohën. Po ashtu u rendit si libri më i shitur për tre vjet me radhë nga “New York Times” dhe deri tani ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.
Hawking kishte IQ mbresëlënëse, por ai nuk e përmendi kurrë në publik. Është e paqartë nëse i ishte nënshtruar ndonjëherë testit të inteligjencës. Kur u pyet në vitin 2004 për rezultatin e tij të IQ-së, i tha intervistuesit: “Nuk e kam idenë. Njerëzit që mburren me IQ-në e tyre janë dështakë!”.
Shkencëtari u diagnostikua me sëmundjen e Sklerozës Laterale Amiotrofike (ALS) kur ishte student 21-vjeçar në Kembrixh. Kjo gjendje (e njohur edhe si sëmundja Lu Gehrig) e degradoi gradualisht funksionin e neuroneve motorike, duke përfunduar me vdekje kur pacientët nuk janë në gjendje të marrin frymë apo të gëlltisin vetë ushqimin.
Sëmundja përparoi shpejt tek i riu, ndaj mjekët i thanë Hawkingut se me shumë gjasa ai nuk do të jetonte më shumë se 25 vjet. Edhe pse e humbi shumicën e aftësive fizike, fizikani e mbijetoi disa dekada më shumë. Ai vdiq më 14 mars 2018, në moshën 76-vjeçare.
Ekspertët nuk janë të sigurt se çfarë e bëri Stephen Hawking një njeri të jashtëzakonshëm sa i përket jetëgjatësisë së tij. Por, imuniteti i tij dhe niveli i kujdesit shëndetësor që pati ishin padyshim faktorë përcaktues. Është gjithashtu e mundur që ai të jetë prekur nga ALS-ja qëkur ishte fëmijë.
Pacienti mesatar me ALS diagnostikohet midis moshës 40 dhe 70 vjeç, por pacientët që preken që në moshë të mitur fillojnë të shfaqin simptomat e para që në adoleshencë. Kjo sëmundje përparon shumë më ngadalë sesa ALS tek të rriturit, dhe pacientët jetojnë ndonjëherë deri në të 60-at. Hawkingu nuk ishte adoleshent kur u diagnostikua zyrtarisht me ALS, por shumë më i ri, aq sa ekspertët kanë spekuluar se ai mund të ketë pasur një përparim më të ngadaltë të të dyja formave të ALS-së.
Hawking u njoh me gruan e tij të ardhshme Jane Wild në një festë një vit para se të diagnostikohej me ALS. Me gjithë parashikimin pesimist mbi jetën e shkurtër, ajo nuk ngurroi të niste një marrëdhënie me të. Çifti u martua në vitin 1965 dhe martesa i dha Hawking një motiv për të jetuar.
I motivuar nga nevoja për të mbështetur ekonomikisht familjen e tij, filloi të tregonte përkushtim më të madh ndaj punës shkencore të cilën e kishte braktisur dhe përfundoi duke e ndryshuar botën me zbulimet e tij.
Gjatë martesës së tyre patën tre fëmijë Robert, Lusy dhe Timothy Hawking. Çifti u shkurorëzua në vitin 1995 dhe Stephen u martua po atë vit me gruan e tij të dytë, Elaine Mason. Në vitin 2006 çifti u nda dhe Hawking nuk do të lidhej më për pjesën tjetër të jetës. Jane u rimartua në vitin 1997.
Shkencëtar nisi ta përdorte për herë të parë pajisjen e gjeneratorit të zërit në vitin 1985, pas një operacioni kur nuk mund të fliste më. Pajisja kontrollohej nga një mekanizëm që Stephen e mbante në dorë. Por, kur nuk mund të përdorte dot as duart, zgjidhje unike do të ishte sistemi që përdori për pjesën e mbetur të jetës.
Sistemi i quajtur ACAT përdorte sensorë me rreze infra të kuqe të bashkangjitur në syzet e tij, për të gjurmuar lëvizjet e muskujve në faqet e tij. Një kursor në ekranin e tij kalonte nëpër alfabet dhe Hawking lëvizte fytyrën për ta ndalur kursorin mbi një shkronjë të caktuar. Në vend se ta detyronte të shkruante fjali një nga një shkronjë, programi përdorte një version shumë të personalizuar, atë të sugjerimit automatik: zgjidhte disa germa të para të një fjalë dhe më pas kompjuteri do të plotësonte pjesën tjetër bazuar në të dhënat e mbledhura nga transkriptet dhe librat e tij. Që nga ajo kohë, kompania “Intel” e ka bërë teknologjinë ACAT të qasshme për njerëzit e tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje.
Hawking jetoi aq gjatë sa për të parë një film biografik që u realizua për jetën e tij, ku rolin e tij e luajti aktori Eddie Redmayne. Fizikanti vizitoi madje edhe sheshin e xhirimit dhe ishte aq i lumtur me atë që pa sa që u ofrua t’i jepte filmit “zërin” e tij të vërtetë. Më herët producentët kishin planifikuar të përdornin një repetitor sintetik të zërit të tij, por zëri elektronik në variantin përfundimtar është i njëjti që përdorte Hawking. Fizikani ishte aq i prekur nga filmi, sa që një infermiere u pa duke fshirë një lot që rrodhi mbi fytyrën e tij.
Citate të famshme të Stephen Hawkingut janë si më poshtë:
“Nëse jashtëtokësorët do të na vizitojnë ndonjëherë, rezultati do të ishte i ngjashëm me momentin kur Kolombi zbarkoi në Amerikë, një ngjarje që nuk ishte aspak pozitive për banorët vendas. Duhet të analizojmë mirë veten, për të parë se si jeta inteligjente mund të zhvillohet në diçka që nuk do të donim ta takonim”.
“Paaftësia ime fizike nuk ka qenë handikap i rëndësishëm në fushën time, që është fizika teorike. Në fakt, më ka ndihmuar në një farë mënyre duke më mbrojtur nga mësimdhënia dhe puna administrative, ku do të isha i përfshirë në rrethana të tjera”.
“Kam vënë re se edhe njerëzit që pretendojnë se gjithçka është e paracaktuar dhe se nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar atë, kontrollojnë njëherë me sy rrugën përpara se të kalojnë”.
“Herën tjetër që dikush ankohet se keni bërë një gabim, thuaju se kjo mund të jetë diçka e mirë. Sepse pa papërsosmërinë nuk do të ekzistonim as ti dhe as unë”.
“Ekziston një dallim thelbësor midis fesë, e cila bazohet tek autoriteti dhe shkencës, e cila bazohet tek vëzhgimi dhe arsyeja. Shkenca do të fitojë, pasi ajo funksionon”. /Përgatiti: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Jeta në komunizmin shqiptar
Branisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?