LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Do ta shihni të gjithë se çfarë Prishtine do ta bëjmë

Stavileci: Do ta shihni të gjithë se çfarë Prishtine do ta bëjmë

Kryetari i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci, në profilin e tij në Facebook ka lëshuar një mesazh në të cilin zotohet se do të bëj gjithçka që ta forcojë ekipin e tij në mënyrë që ta përfaqësojë Kosovën sa më denjësisht në Ligën Ballkanike.

Në vazhdim po ua përcjellim deklaratën e Blerandit pa bërë asnjë ndryshim:

“Mesazhi i sinqeritetit dhe i punës

Të dashur miq, por edhe ju kundërshtarë të nderuar që keni mundësinë për ta lexuar këtë letër,


Po më vjen mirë që basketbollin e Kosovës sërish e sollëm aty ku ishte vite më parë, bile edhe më shumë në disa aspekte. Ishin pikërisht Prishtina dhe Plisat ato që para shumë viteve sollën risitë e para në basketbollin e Kosovës, risi të cilat u përcollën nga pothuajse të gjitha klubet dhe tifozeritë e atëhershme të Kosovës dhe po përcillen edhe sot.

Pjesëmarrja në Ligën Ballanike ishte objektivi ynë kryesor dhe këtë e arritëm. Këtë obligim e kemi marrë me shumë përgjegjësi të madhe, pasi që në këtë garë do ta përfaqësojmë edhe Prishtinën edhe Kosovën. Jam i bindur se do të jemi njëra nga ekipet më të përgatitura, më të organizuara dhe më serioze në atë ligë. Riorganizimi dhe zhvillimi i shkollës së basketbollit ishte një objektiv tjetër, tek i cili nuk patëm mundësi të fokusemi ashtu siç dëshironim, por prej tash e tutje do të jetë në fokusin tonë primar. Edhe titulli e kupa ishin objektivat tona dhe ja që njërën e fituam e tjetrën e humbëm. Asnjërit nuk na pëlqen humbja, por edhe ajo është pjesë e lojës. Ne që nuk e kemi kompleksin e trofeve, sepse të tilla kemi më së shumti (të gjitha klubet bashkë nuk kanë trofe sa kemi ne) edhe humbjen e përballojmë më lehtë. Edhe këtu nuk dua t’i fajësoj të tjerët dhe as t’ua mohoj meritat të tjerëve, por ata që vlerësojnë dhe analizojnë sinqerisht e objektivisht e dinë se nëpër çfarë sfidash kemi kaluar, me çfarë vështirësi e padrejtësi jemi përballur dhe sa dashakëqinj kemi pasur. Përkundër gjitha këtyre të pamundurën e bëmë të mundur. Pothuajse me pesë lojtarë e fituam një trofe. Dhe, përsëri, e veçanta e kësaj fitoreje nuk ishte trofeu, por ishte një fitore edhe më e madhe dhe një rekord absolut i ngjarjeve sportive në Kosovë, udhëtimi i rreth 1500 Plisave jashtë Prishtinës, të cilët na dhuruan njërin prej emocioneve më të paharrueshme të jetës sonë, prandaj mendoj që edhe ky trofe i çmuar iu përket atyre.

Fundi i këtij edicioni u karakterizua me shumë polemika dhe përcjellje dukshëm më të madhe mediale, të cilat janë tregues realë të asaj se sa është rritur interesimi për basketbollin në Kosovë. Fatkeqësisht ka shumë gjëra që nuk na pëlqejnë, por të cilat nuk mund ta mposhtin punën, traditën dhe historinë tonë. Përkundër kritikave, akuzave dhe ultimatumeve që u drejtuan nga klubi jonë, u pa edhe një herë që të gjithë ne jemi një dhe askush nuk mund të na përçajë, sepse dijmë t’i mbrojmë interesat bardhekaltërt. Pranojmë dhe humbjen burrërisht, por nuk pranojmë padrejtësitë, nuk i mbyllim sytë dhe gojën para dukurive të këqija. U bënë interpretime nga më të ndryshmet deri te banalizimet klasike, por ne kishim, kemi dhe do të kemi vetëm një qëllim madhor dhe fisnik: interesin bardhekaltërt.

Edhe disa fjalë për mua. Gjatë gjithë kohës e sidomos gjatë ditëve të fundit më kanë sulmuar shumë kundërshtarët sportivë dhe, mbi të gjitha, si gjithnjë, kundërshtarët e verbër politikë. Ata kanë vetëm një kartë të rreme që përdorin duke më akuzuar politikisht. Edhe një herë ua bëjë me dije të gjithë atyre se shumë e shumë vite para se të isha ministër kam qenë lojtar, kapiten dhe drejtor i Prishtinës. Këtu po e përmendi vetëm njërën nga shumë dëshmitë që kam për ta, se që në vitin 1994 e kam luajtur lojën e parë për ekipin senior të Prishtinës, pra kur isha 14 vjeç. Këta kundërshtarë që në sport po më sulmojnë për politikën e në politikë për sportin, po më bëjnë nder, sepse po më motivojnë edhe më shumë që të punoj. Nëse deri dje kam punuar nga 24 orë, duke i lënë anash edhe më të dashurit e mi e sidomos vajzën time 18 muajshe, nga sot e tutje do të punoj nga 48 orë në ditë. Nuk do të ndalem asnjëherë. Endrrën tonë nuk do ta ndalë askush. Dua që qytetit tim dhe pjesës më vitale të rinisë t’ia ofrojmë atë që ne nuk e kishim. T’u ofrojmë të gjithëve momente mburrjeje e krenarie si ato të djeshmet me Xherdanin e Majlindën. Këtë mund ta bëjmë edhe me basketbollin. Dhe do ta bëjmë! Si gjithmonë, me punë, sinqeritet, përgjegjshmëri e ndershmëri. Do ta shihni të gjithë se çfarë Prishtine të fortë do ta bëjmë për Ligën Ballkanike. Do t’i përkrahim maksimalisht tifozët tanë që ende pa e zhvilluar ndeshjen e parë në këtë ligë dhanë provimin. Mos të harrojmë që përfaqësuesit e kësaj lige edhe neve edhe Plisave na dhanë notën 10 për organizim.

Për fund, dua t’i falënderoj lojtarët e KB “SIGAL Prishtina”, stafin teknik, bordin, të gjithë vullnetarët dhe pa dyshim të gjithë sponsorët tanë të cilët na mbështetën dhe të kënaqur me atë që ua ofruam na dhanë zotimin për mbështetje të mëtutjeshme. Falënderim nga zemra i bëj tifozerisë më të mirë, më të madhe dhe më të organizuar në Kosovë, Plisave, të cilët edhe sivjet treguan se si duhet ekipi i zemrës kur fiton dhe si duhet ekipi i zemrës kur humb. Tani e tutje, të gjithë ne, të bashkuar, kemi mundësinë që ta dëshmojmë veten edhe jashtë Kosovës.

Në politikë, jashtë politikës, kudo dhe kurdo, gjithmonë pas juve, dashamirëve të Prishtinës! Me punë, sinqeritet, përgjegjshmëri e ndershmëri.

Blerand Stavileci (ish basketbollist i KB Prishtina)”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Serie A
Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe  shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

La Liga
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Kalo në kategori