Statusi i Kosovës sipas rezolutës 1244
Lufta e UÇK-së kundër forcave serbe dhe intervenimi i NATO-s solli Marrëveshjen e Kumanovës e më vonë edhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këto dy dokumente, Serbia si palë e mundur u tërhoq nga Kosova ushtarakisht dhe institucionalisht që të mos mund të kthehet kurrë më. Ka interpretime të ndryshme se çka thotë rezoluta 1244 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Në cilindo rast, argumenti më i fuqishëm yni është se kjo rezolutë si bazë për zgjidhjen e statusit të Kosovës e ka vullnetin e popullit të Kosovës.
Është për t’u habitur se si analistë të ndryshëm, aktivistë e politikanë kanë hedhur gur e dru mbi rezolutën 1244. Dashur apo padashur kështu i është bërë një shërbim i madh Serbisë dhe Rusisë si kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Nëse Serbia dhe Rusia përdorin argumente fare të paqëndrueshme sa i përket rezolutës 1244 përse ne nuk përdorim argumente shumë më të fuqishme e që janë prezente në rezolutë?
Ashtu si edhe çdo rezolutë tjetër edhe rezoluta 1244 është një proces dhe jo një gjendje statike. Në fazën fillestare rezoluta “riafirmon integritetin territorial dhe sovranitetin” e ish RFJ-së. Kjo si pjesë e preambulës së rezolutës që nuk ka ndonjë karakter obligativ. Por dikush duhet implementuar atë rezolutë dhe aty parashihen dy misione ndërkombëtare. Këto misione janë ai ushtarak me prezencë dhe komandë të NATO-s i njohur si KFOR dhe misioni tjetër civil i OKB-së që njihet si UNMIK e ku detyrat e tyre janë në pjesën më të rëndësishme të rezolutës, pjesën operative.
KFOR-i sipas rezolutës mban paqen dhe sigurinë në Kosovë, kujdeset për tërheqjen e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të ish RFJ nga Kosova dhe pengon kthimin e tyre në Kosovë. Vet fjalia “pengon kthimin e forcave serbe” tregon se Serbia kurrë nuk do të guxojë të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë sepse NATO-s nuk i duhet asnjë rezolutë tjetër për të zmbrapsur forcat serbe. Bile kjo është obligative sepse vendimet e Këshillit të Sigurimit janë obligative sipas nenit 25 të Kartës së OKB-së. KFOR përkatësisht NATO ka për detyrë edhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë prandaj ka mandat shumë të qartë që të heq për shembull barrikadat që pengojnë atë liri.
Pjesa tjetër operative e rezolutës i tregon misionit civil (UNMIK-ut) për hapat që ndërmerr duke e urdhëruar në fillim që të krijojë një autonomi substanciale për Kosovën duke e promovuar atë autonomi deri në zgjidhjen e statusit përfundimtar sipas marrëveshjes së Rambujesë. Marrëveshja e Rambujesë parashikon një prani ndërkombëtare në Kosovë në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Pse liderët tanë nuk kanë kërkuar nga UNMIK-u që të përfundojë misionin siç parasheh rezoluta është enigmë në vete. UNMIK-u sipas rezolutës mban funksione të caktuara, mbikëqyr institucionet e përkohshme të Kosovës dhe mban zgjedhjet. UNMIK-u pastaj bën transferin e kompetencave tek institucionet e Kosovës. Kështu është e qarte se çfarëdo zgjedhjesh të Serbisë në Kosovë paraqesin shkelje flagrante të rezolutës 1244. Në këtë kuptim “institucionet” e Serbisë në Kosovë janë plotësisht të paligjshme jo vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, por edhe rezolutës 1244.
Faza përfundimtare e veprimeve të UNMIK-ut sipas rezolutës është “lehtësimi i procesit politik në zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas Marrëveshjes së Rambujesë”. Kjo është pika që paraqet argumentin tonë më të fuqishëm kundër Serbisë dhe Rusisë. Pra zgjidhja e statusit të Kosovës nuk parasheh kurrfarë integriteti apo sovraniteti të RFJ-së në Kosovë, por vetëm dhe vetëm Marrëveshjen e Rambujesë. Kjo Marrëveshje, siç u tha, parasheh një prezencë ushtarake dhe civile ndërkombëtare në Kosovë në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Pas tri vitesh sipas kësaj Marrëveshjeje duhet mbajtur një konferencë ndërkombëtare me qëllim të zgjidhjes së statusit të Kosovës sipas vullnetit të popullit dhe mendimeve të palëve. Askund nuk parashihet që ish RFJ apo Serbia ka të drejtë vetoje në përcaktimin e statusit por thjesht si “palë e interesuar” mund të japë mendimin. Pra është e qartë se bazë për zgjidhjen e statusit të Kosovës është vullneti i popullit i shprehur më 17 Shkurt 2008. Prandaj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë me të drejtë kishte konstatuar se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk ishte bërë as shkelje e së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, por as shkelje e rezolutës 1244. Se ky argument ka fuqi të madhe tregon edhe teksti i rezolutës 1251 të Këshillit të Sigurimit (të aprovuar vetëm disa ditë pas asaj 1244) e ku në mënyrë decidive përjashtohet çdo ndarje e Qipros apo shkelje e integritetit të saj territorial dhe sovranitetit. Asgjë të tillë nuk ka në fazën përfundimtare të zgjidhjes së statusit të Kosovës në rezolutën 1244.
Duke i ditur këto fakte atëherë është befasuese se përse me qasje të gabuar ndaj rezolutës 1244 individë të ndryshëm i japin argument Serbisë e Rusisë që vazhdimisht si papagaj të thirren në këtë rezolutë si diçka që është në favorin e tyre kur nuk është. Është e habitshme për shembull që kur Jeremiqi përmend rezolutën 1244 në Këshillin e Sigurimit si “zgjidhje për Kosovën”, përfaqësuesit tanë nuk thonë kështu: “ju faleminderit që kërkoni zgjidhjen në bazë të rezolutës 1244 sepse kjo edhe ka ndodhur duke u bazuar në pikën 11 (e) të rezolutës e cila parashikon zgjidhjen e statusit në bazë të Marrëveshjes së Rambujesë përkatësisht vullnetit të popullit të Kosovës si bazë e zgjidhjes. Ne e respektuam këtë klauzolë duke respektuar vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”. Kështu edhe thuhet një e vërtetë edhe i bëhet bajat Serbisë e Rusisë përmendja e kësaj rezolute si papagaj.
Është më se e qartë pra se Serbia nuk ka ndonjë argument tjetër pos përmendjes së integritetit dhe sovranitetit të ish RFJ në preambulë të rezolutës 1244, në fund të fundit një krijese që nuk ishte as anëtare e OKB-së në kohën e aprovimit të asaj rezolute. Por Serbia në aspektin ushtarak, me këtë rezolutë pamundësohet që të ndërhyjë në Kosovë. Në aspektin politik edhe vet Serbia, por edhe Rusia i kanë dhënë të drejtë vetoje palës Kosovare me qëndrimin se “duhet gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”. Ndërkaq vet rezoluta duke përmendur ekskluzivisht Marrëveshjen e Rambujesë si bazë për zgjidhjen e statusit të Kosovës tregon qartë se vullneti i popullit të Kosovës ështa baza e zgjidhjes. Prandaj ka edhe njerëz të kthjellët në vet Serbinë si shkrimtarja dramaturge më e njohur në Serbi, Biljana Srbljanovic, e cila tha këto ditë se “dikush i kthjellët duhet ta kap Serbinë për krahë dhe ta shkundë mirë” në kuptimin që të vijë në vete dhe ta shohë se a ka humbur Kosovën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër