LAJMI I FUNDIT:

Sportistët ta bëjnë të mundur që tërë bota ta njohë Kosovën

Sportistët ta bëjnë të mundur që tërë bota ta njohë Kosovën

Kosova dhe Kroacia shumë shpejt do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në sport. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, të martën ka pritur në një takim ministrin e Shkencës, Edukimit dhe Sportit të Kroacisë, Zeljko Jovanovic.

“Gjithë ky bashkëpunim mes klubeve, federatave dhe institucioneve tona është një shtytës për ne, duke synuar aktivitete të përbashkëta në funksion të zhvillimit të sportit”, citon Zëri fjalët e Krasniqit.

Jovanovic vlerësoi se Kosova ka pasur dhe ka një potencial në sport.

“Dëshiroj që edhe sportistët kosovarë ta bëjnë të mundur që tërë bota ta njohë Kosovën. Për këtë arsye, Kroacia i jep tërë mbështetjen Kosovës që të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare sportive, përfshirë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, ka deklaruar Jovanovic. /Telegrafi/