LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Mitrovicës ndërpret operacionet

Spitali i Mitrovicës ndërpret operacionet

Janë bërë dy muaj që spitali i Mitrovicës nuk është duke kryer asnjë operacion kirurgjik me anestezion të përgjithshëm, prejse marrëveshja mes QKUK-së dhe spitalit në qytetin verior të Kosovës është ndërprerë.

Sipas marrëveshjes që ishte nënshkruar para dy vjetësh, QKUK dërgonte mjekë kirurgë dhe anesteziologë për kryerjen e kujdestarive në Spitalin e Mitrovicës, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, kostoja e lartë e kujdestarive të mjekëve, ka detyruar QKUK-në që të ndërpresë këtë praktikë të ofrimit të shërbimeve mjekësore në spitalin e Mitrovicës, duke lënë pa kirurgji jo vetëm qytetin e Mitrovicës, por edhe fshatrat përreth këtij qyteti si dhe Skenderajn, derisa në spitalin e qytetit të Vushtrrisë, kryhen intervenime kirurgjike.

Pacientët po mësyjnë Prishtinën


Pacientët janë ankuar se po detyrohen për intervenime shumë të thjeshta të mësyjnë Prishtinën kurse spitali i Vushtrrisë nuk ka kapacitete për të mbuluar gjithë regjionin. /Zëri/