Hulumtuesit nga Universiteti Gottingen dhe Munster dhe nga Shkolla Mjekësore e Hannoverit, kanë izoluar një qelizë e rritur mëmë (ang. stem cell) - qelizë e cila ka aftësinë të shndërrohet në më shumë lloje të indeve në trup - nga mostrat e palcës kockore të marra nga vullnetar meshkuj.
Burimi: BBC dhe Universiteti i Newcastle
Palca kockore humane është shfrytëzuar për të krijuar për herë të parë me sukses qeliza të papjekura sperme (të një stadi më të hershëm). Nëse këto do të mund të shndërrohen në një spermë tërësisht të zhvilluar, të cilën gjë hulumtuesit shpresojnë se do ta arrijnë brenda pesë viteve, kjo mund të shfrytëzohet në trajtimin e fertilitetit.
Por ekspertët kanë paralajmëruar se këto të arritura që janë ende në një stad të hershëm, duhet të interpretohen me maturi. Ata kanë sugjeruar se ligjet e reja do të mund të ndalojnë shfrytëzimin e këtyre trajtimeve për fekondim (në Britani, por edhe vende tjera).
Qelizat spermatogone
Normalisht qelizat mëmë të përbashkëta të nxjerra nga palca kockore (si ind riprodhues) zhvillohen në lloje të ndryshme të qelizash në indin muskulor.
Por, hulumtuesit kanë nxitur një numër të vogël prej tyre të zhvillohen në ato që duket se janë spermatogone – qeliza që gjenden në testikuj nga të cilët zhvillohen në qeliza të pjekura sperme.
Kjo është hera e parë që qelizat njerëzore spermatogone krijohen në mënyrë artificiale në këtë mënyrë. Prof. Karim Nayernia (ish profesor në Göttingen dhe tash në Newcastle University), i cili udhëheq me studimin shpreson që këto hulumtime të tij një ditë mund të jenë në gjendje të mjekojnë burrat e rinj që janë shndërruar në infertil nga kemoterapia. Ai ka thënë: “Ne jemi shumë të eksituar nga ky zbulim. Qëllim i jonë i ardhshëm është të shohim nëse mund të detyrojmë spermatogonet të zhvillohen në spermatozoide të pjekura në laborator dhe kjo do të merrte rreth tre deri në pesë vjet eksperimentime”.
Professor Harry Moore nga Universiteti i Sheffield thotë: "Këto të arritura janë në interes por ne vërtet duhet të jemi të kujdesshëm rreth interpretimeve”. Ndryshimi i llojit të qelizës mëmë të vrojtuar nga hulumtuesit, nga pre – muskulore në pre – reproduktive, njihet si trans – diferencim.
Rezultati ende i pasigurt
Prof. Moore ka thënë se pothuaj të gjitha vëzhgimet e ngjashme trans – diferenciale në qeliza mëmë të rritura, nuk kanë qenë të konfirmuara kur janë testuar rigorozisht, ashtu që rezultati mund të jetë mashtrues.
“Kjo është një fushë shumë shpejt e zhvilluar, por ne jemi ende shumë vite larg nga zhvillimi i ndonjë terapie për infertilitet me këto teknika”.
Ai ka shtuar se përdorimi i qelizave mëmë të përbashkëta për t’i zhvilluar në spermë të pjekur mund të shkaktojë ndryshme të qëndrueshme gjenetike në spermë, duke i bërë qelizat të pasigurta për tu përdorur në trajtimin e fertilitetit.
Sidoqoftë, Dr. Allan Pacey, sekretar në Shoqatën Britaneze të Fertilitetit, ka thënë: “Kjo lloj pune do të jetë shumë e shfrytëzueshme për të na ndihmuar neve të kuptojmë biologjinë se si krijohet sperma. Në vete kjo mund të dëshmojë disa hollësi në atë se pse gjërat ndonjëherë shkojnë keq dhe mund të çojë në disa rrugë të reja për trajtimin e infertilitetit tek meshkujt”.
Këto të arritura u publikuan në konferencën ndërkombëtare të fekondimit dhe janë botuar në revistën Reproduction: Gamete Biology.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!