LAJMI I FUNDIT:

Speci djegës arma e së ardhshme kundër dhimbjes

Speci djegës arma e së ardhshme kundër dhimbjes

Një hulumtim i realizuar nga studiuesit në University of Texas ka treguar se përbërësi i specit djegës, kapsaicin, mund të shërbejë në zhvillimin e barërave të reja që luftojnë dhimbjen.

Është vërtetuar se në organizmin e njeriut në vendet ku vjen deri te dhimbja është e pranishme një substancë e ngjashme me kapsaicinën, përbërës që është përgjegjës për shijen e specit djegës.

Siç përcjell Journal of Clinical Investigation, shkencëtarët besojnë se nëse bllokohet kjo substancë mund të pengohet edhe dhimbja kronike.

Hulumtimet e zhvilluara në minj kanë treguar se bllokimi i receptorëve ku lidhet substanca e ngjashme me kapsaicinën pengon ndjenjën e dhimbjes, gjë që hap rrugën për zhvillimin e barërave të reja. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori