LAJMI I FUNDIT:

SPB-Tetovë u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes nëpër pyje dhe të mos hedhin mbeturina

SPB-Tetovë u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes nëpër pyje dhe të mos hedhin mbeturina

Me shfaqjen e temperaturave shumë të larta të ajrit në rajonin e gjerë të Pollogut, ndër të tjera, është rritur ndjeshëm rreziku nga zjarret, veçanërisht në fusha dhe pyje. Për këtë arsye, SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës apo lëvizjes në mjedise ​​të hapura, të mos hedhin cigare të pa shuara, të mos ndezin “zjarre pikniku”, por edhe të mos djegin kufijtë, megjet dhe kallamishtet në fusha.

“Turistët këshillohen që kur përgatisin skarë të mos i lënë të pa shuara mbetjet e prushit që përdorin, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për ndezjen e zjarrit me dëme materiale të paparashikueshme dhe pasoja të tjera, si dhe të mos i lënë në ambiente të hapura objekte prej qelqi, e cila nëse ekspozohet për një kohë të gjatë në rrezet e forta të diellit mund të shkaktojë zjarr.

SPB-Tetovë rikujton se shkaktimi i zjarrit me dashje ose nga pakujdesia ligjërisht sanksionohet me dënime me burgim të cilat varësisht nga lloji dhe pasojat përfundimtare variojnë nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjegjësisht deri në 8 vjet nëse bëhet fjalë për zjarr në pyll të përmasave më të mëdha.


Në koordinim me shërbimet tjera, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë në periudhën e ardhshme do ta forcojnë prezencën e tyre në zonë, para së gjithash në vendet e piknikut më të vizituara, si dhe në pyje”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori