LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë paralajmëron lokalet për muzikën me zhurmë të lartë

SPB Tetovë paralajmëron lokalet për muzikën me zhurmë të lartë
Ilustrim

Me fillimin e pushimeve verore, në rajonin më të gjerë të Pollogut ndjehet lëvizshmëri e shtuar nëpër objektet hotelierike dhe posaçërisht në kafenetë dhe në diskoteka, sidomos në mbrëmje kryesisht gjatë fundjavës.

Nga SPB Tetovë nëpërmjet një kumtese thonë se në to, organizohen herë pas here ahengje të ndryshme, zakonisht të shoqëruara me muzikë me zë të lartë që shqetëson qytetarët e tjerë dhe mbi të gjitha ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelerike, kjo i referohet më së shumti objekteve që janë të vendosura në katin përdhes të ndërtesave të banimit.

“Prandaj, Sektori për punë të brendshme Tetovë përsëri u bën thirrje pronarëve të kafeneve, diskotekave dhe ambienteve tjera hotelierike që t’i kushtojnë vëmendje vëllimit të muzikës të cilën e lëshojnë nëpër baret e tyre ose ofrojnë grupe të ndryshme muzikore dhe në të njëjtën kohë i kujton ata se gjoba për këtë shkelje varion nga 200 në 500, gjegjësisht deri në 1000 euro në kundërvlerë me denarë (neni 8 i ligjit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike)”.


“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjithashtu bën thirrje që hotelierët të mos lejojnë qëndrimin e të miturve në ambientet e tyre pas orës 24.00 (Neni 21 i LKKRQP), dhe të mos i shërbejnë ata me pije alkoolike, sepse në këtë rast ndaj tyre janë paraparë parashtresa adekuate dhe gjobat e larta nga 1700 deri në 2000 euro në kundërvlerë me denarë, kurse për servimin me alkool personat e mitur, nga ana tjetër hotelierët mund të ndiqen edhe penalisht”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori