LAJMI I FUNDIT:

SPB-Tetovë: Policët do të gjuajnë me armë gjatë ushtrimeve, qytetarët të mos shqetësohen

SPB-Tetovë: Policët do të gjuajnë me armë gjatë ushtrimeve, qytetarët të mos shqetësohen

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë njofton opinionin se zyrtarët policorë si pjesë e ushtrimeve do të gjuajnë me armë zjarri, ndërsa njoftojnë qytetarët që të mos shqetësohen dhe të kenë mirëkuptim për aktivitetin.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë këtë fundjavë, të shtunën, më 17 shtator dhe të dielën, më 18 shtator 2022, do të fillojë me gjuajtjet e planifikuara vjeshtore, ku do të përfshihen policë nga përbërja e rregullt dhe rezervë.

Gjuajtjet do të zhvillohen në poligonin e qitjes “Erebino”, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 15:00. SPB-Tetovë njofton qytetarët që në ditët në vijim të mos shqetësohen dhe të kenë mirëkuptim të plotë”, thonë nga SPB-Tetovë.