LAJMI I FUNDIT:

SPB-Tetovë: Për ndezjen e zjarreve burg deri në tetë vjet

SPB-Tetovë: Për ndezjen e zjarreve burg deri në tetë vjet
Foto: Ilustrim

Me rritjen enorme të temperaturave të cilat tash po mbizotrojnë në vendin tonë, në masë të madhe janë rritur edhe rreziqet potenciale për përhapjen e mundëshme të zjarreve edhe në rajonin e Pollogut. Kjo më së shumti për arsye se ky rajon posedon një vegjetacion të bujshëm, dhe për këtë arsye nevojitet zgjuarsi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme të secilit individ, apelojnë nga policia e Tetovës.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon deri tek qytetarët që të jenë syçelë dhe maksimalisht të kujdesshëm nëse lëvizin dhe punojnë nëpër fushat e tyre apo nëpër pyje. Këshillohen qytetarët që të mos i djegin mbeturinat nëpër arat e tyre dhe të mos hedhin djegurin të pafikura mirë dhe cigare të ndezura. Krahas kësaj, ata të cilët gjatë fundjavës do të qëndrojnë në vende për piknik, paralajmërohen që të mos ndezin zjarre, të cilat në situata kur nuk shuhen mirë, shumë shpejtë mund të rindizen dhe përhapen përreth dhe me këtë të shkaktojnë pasoja të mëdha. Qytetarët këshillohen që në vende të hapura të mos lënë shishe prej qelqi apo lëndë tjera të cilat gjatë qëndrimit më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarre”, apelojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Nga policia e Tetovës theksojnë se në të kundërtën nëse me, apo pa dashje, ose nga pakujdesia shkaktohet zjarr, qytetarët do të ballafaqohen me sanksione rigoroze ligjore, gjegjësisht parashtresa, të cilat në instanca përfundimtare parashihen edhe dënime me burg prej 6 muaj deri 8 vjet, varësisht nga lloji i zjarrit, pasojat dhe rrethanat tjera. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë është duke ndërmarrë masa të ndryshme dhe të koordinuara preventive që në kohë të detektohen shkaktarët e mundshëm të zjarreve, kurse do të përforcohen aktivitetet e planifikuara kontrolluese në rajonin më të gjerë.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori