LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë me kontrolle për vendosje të paligjshme të sinjaleve të veçanta në makina

SPB Tetovë me kontrolle për vendosje të paligjshme të sinjaleve të veçanta në makina

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka filluar me kontrollin dhe masat e tjera për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, të cilat në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, kanë instaluar dhe përdorur pajisje për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, të njohura si “Flesher” të cilët përdoren në mënyrë të paligjshme, përdoruesit e pajisjeve të tilla sanksionohen duke i’u përgatitur parashtresa adekuate, në përputhje me nenet 138, 139 dhe 140 të ligjit në fjalë.

Gjoba për personat fizik është 300 euro, kurse për personat juridikë 2000 euro në kundërvlerë me denarë.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë përkujton se ky lloj pajisjesh mund të përdoret vetëm nga automjetet e shoqëruara nga policia ose policia ushtarake, si dhe automjetet me të drejtë kalimi (mjekësore, zjarrfikëse dhe të tjera).


Në mënyrë që të informohen nga afër për mënyrën e përdorimit të pajisjeve për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, por edhe për implikimet ligjore nëse ato abuzohen nga individë ose persona juridikë, Njësiti për parandalim nga SPB Tetovë do të organizoj takime me persona përgjegjës të vetëqeverisjeve lokale në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori