LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Fundjavën e kaluar sezoni i ri i gjuetisë është hapur edhe zyrtarisht

SPB Tetovë: Fundjavën e kaluar sezoni i ri i gjuetisë është hapur edhe zyrtarisht
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Fundjavë e kaluar (3/4 tetor), sezoni i ri i gjuetisë është hapur edhe zyrtarisht në zonën më të gjerë të Pollogut, me qëllim të parandalimit në kohë, përkatësisht të pengohen veprime të paligjshme që mund të kryejnë individë të caktuar por edhe të gjuetarëve për tu informuar më nga afër për pasojat e veprimeve të tilla, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon që në vazhdimësi të respektohet Ligji për Gjuetinë.

Sanksionet për mosrespektim të dispozitave të Ligjit për Gjuetinë janë rigoroze dhe pa përjashtim do të zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë, qofshin ata gjuetarë fillestarë apo adhurues me përvojë të këtij sporti rekreativ, gjegjësisht hobi.

Gjuetarëve nga Pollogu gjithashtu u kujtohet se gjuetia e paligjshme paraqet vepër penale, për të cilën parashikohen gjobëvënie dhe burgim prej gjashtë muaj deri në tre vjet, varësisht nga koha, ku dhe çfarë është gjuajtur.


Gjuetarët udhëzohen të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në përdorimit të armëve që posedojnë dhe mbajnë me vete në gjueti në mënyrë  që të mos rrezikojnë pronën dhe sigurinë e të tjerëve, por edhe të mos u japin armët të tjerëve.

Përndryshe, me fillimin e sezonit të ri, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në bashkëpunim me shërbime të tjera, në mënyrë të konsiderueshme ka përforcuar kontrollet nëpër vendgjuetitë në rajon dhe ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura për parandalimin dhe sanksionimin e gjuetisë së paligjshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori