LAJMI I FUNDIT:

Sot përurohet pulla postare heroi Adrian Krasniqi

Sot përurohet pulla postare heroi Adrian Krasniqi

Posta e Kosovës, sot do të përuroj pullën postare me fotografinë e heroit, Adrian Krasniqi, me rastin e 17 vjetorit të rënies së tij.

Heroi, Adrian Krasniqi, nijet si njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në 14 vjetorin e rënies heroike të Adrian Krasniqit, presidentja e vendit Atifete Jahjaga e shpalli atë Hero të Kosovës. Pasi dekoroi heroin Krasniqi me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Adrian Krasniqi, apo komandant “Rexha”, siç e njihnin shokët e tij të luftës, u vra gjatë sulmit policor serb në fshatin Kliqinë të Pejës, në orët e para të mëngjesit të 16 tetorit të vitit 1997. /Telegrafi/