LAJMI I FUNDIT:

Sot për të dhjetën herë do të shpallet ‘Sipërmarrësi i vitit’

Sot për të dhjetën herë do të shpallet ‘Sipërmarrësi i vitit’

Çmimet për manifestimin tradicional, i cili këtë vit shënon jubileun dhjetëvjeçar ‘Sipërmarrës i vitit’ për vitin 2016, do të ndahen sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Çmimet janë të dedikuara për sipërmarrësit e suksesshëm nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Maqedoni.

Manifestimi është në organizim të Fondacionit Zhvillimor të Maqedonisë për Ndërmarrjet (FZHMN), Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMV). Bashkëorganizator është Qendra Kombëtare për Zhvillim të Risive dhe Mësimit Sipërmarrës (QKZHIMS), ndërsa ndërsa nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë. /Telegrafi/