Sonte minuta e fundit në mbarë botën do të zgjasë një sekondë më shumë se zakonisht. Kjo është një dukuri që ndodh për shkak të fenomenit të ngadalësuar të rrotullimit të Tokës rreth Diellit.
Në të gjitha vendet e botës, sonte natën nga 30 qershori në 1 korrik "Universal Time Coordinated" (UTC), në orën 23:59-00:00, minuta do të zgjasë 61 sekonda, kështu që orët sekondën e njëjtë do ta numërojnë dy herë.
Fjala është për procedurën me të cilën shtohet një sekondë për të harmonizuar shkallën kohore natyrore dhe atomike. Njerëzit në përgjithësi nuk do të vërejnë ndonjë ndryshim të dukshëm, por "sekonda shtesë" do të sjellë plot punë menaxhimit të sistemeve satelitore globale të navigacionit dhe harmonizimit të sistemit të rrjeteve kompjuterike dhe të ngjashme.
Ekspert i Institutit Turk të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjik (TUBITAK) dhe profesor në Universitetin e Stambollit, Hasan Esenoglu për AA, tha se ky sistem për herë të parë ishte përdorur në vitin 1972, dhe u parapri nga Konventa Ndërkombëtare për Koordinimin e Kohës Universale, e cila parashikon se dallimi në mes kohës universale, e cila bazohet në rotacionin e Tokës dhe pozitën e saj në lidhje me trupat qiellorë dhe koha Ndërkombëtare Atomike (TAI) nuk mund të kalojë 0,9 sekonda.
Duke vënë në dukje se deri më tani 25 herë kohës i është shtuar nga një sekondë, Esenoglu tha se ky është harmonizim preciz i kohës, e cila dallon nga të zakonshmet gjashtë-ditore kalendarike në nivel të një viti dhe një orëshe me rastin e ndryshimit të matjes verore dhe dimërore të kohës.
"Hera e fundit që orës i është shtuar një sekondë ishte në vitin 2012 dhe pothuajse është bërë zakon që në çdo pesë vite të praktikohet nga tri herë. Në fillim ekzistonte frika nga rënia e sistemeve elektronike, por kjo nuk ndodhi. Duhet pasur parasysh se ka kritikë të kësaj praktike".
Tendencat për ngadalësimin e rrotullimit të Tokës e shkaktojnë baticat dhe zbaticat si rezultat i gravitetit të Hënës dhe Diellit, ndërsa Toka gjithashtu është e ndjeshme ndaj efekteve të lëvizjeve atmosferike, në ndryshimet e mbështjellësit akullnajorë, tërmetet, dhe rezultat i gjithë kësaj është se një ditë nuk zgjat saktësisht 24 orë.
Planetit Tokë i nevojiten pak më shumë se 86.400 sekonda për një rrotullim rreth boshtit të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotosesioni befasues i një leopardi bore mahnit internetin
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Asteroidi po bëhet më i shpejtë, tani studiuesit po diskutojnë se ai mund të godasë tokën
Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare
Pinguini i rrallë fiton konkursin e zogut të vitit në Zelandën e Re
Historia e parave: Kur, pse dhe si u përdorën për herë të parë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo