LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon gjykimi për të akuzuarit e sulmit ndaj Ziadin Selës

Sot fillon gjykimi për të akuzuarit e sulmit ndaj Ziadin Selës

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seanca e parë gjyqësore për tentim-vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela, në ngjarjet që ndodhën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Sotjan Pavlleski-Kobra, si dhe Kire Gjorgjievski dhe babai i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në maj të vitit të kaluar për sulmin ndaj Selës së pari u arrestua Kire Gjorgievski dhe babai i tij, për të cilët Prokuroria thotë se në sallën 3 të Kuvendit e kanë sulmuar fizikisht Ziadin Sela.


Sela u lëndua rëndë dhe përfundoi në spital në gjendje kritike.

Këtë lëndë do ta udhëheq gjykatësja Sllavica Andreevska./Telegrafi/