LAJMI I FUNDIT:

Sot e nesër përfundon sezoni vjeshtor

Sot e nesër përfundon sezoni vjeshtor

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17-të dhe të fundit të pjesës vjeshtore të sezonit në Raiffeissen Superligën e Kosovës në futboll.

Shumica e takimeve të kësaj xhiroje zhvillohen sot dhe të gjitha duelet do të fillojnë nga ora 13. Në orar janë: Hysi – Vëllaznimi, Besa – Liria, Trepça – Drenica, Lepenci – Drita dhe Gjilani – Prishtina.

I vetmi takim i caktuar për nesër është ndeshja në mes të KEK-ut dhe Trepça’89 (ora 13.15). /Telegrafi/