LAJMI I FUNDIT:

Sot Dita ndërkombëtare e romëve

Sot Dita ndërkombëtare e romëve

Sot romët në mbarë botën festojnë Ditën ndërkombëtare të tyre. Edhe në Kosovë do të mbahen një varg aktivitetesh për këtë ditë.

Në sheshin “Ibrahim Rugova” do të mbahet një manifestim nga shoqëria civile ku do të kërkohen më shumë të drejta për pakicën rome që jeton në Kosovë.

Qeveria e Kosovës do të organizojë një konferencë për romët ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq presidentja Atifete Jahjaga do të presë në takim një delegacion nga komuniteti rom.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen ky komunitet në gjithë botën.


Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni.

Flamuri rom është flamuri ndërkombëtar i Romëve. Ai është krijuar nga Unioni i Përgjithshëm i Romëve në Rumani në vitin 1933 dhe u miratua në vitin 1971. Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa jeshilja përfaqëson tokën dhe të korrat. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të kuqe (chakra) në kujtim të origjinës indiane të Romëve, e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresit.

Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale Rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës Rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz List dhe Johannes Brahms.

Violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikantëve romë.

Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës rome, ka ruajtur elemente nga India ashtu siç edhe ka përfshirë elemente nga kultura e vendeve në të cilat Romët kanë jetuar. Kërcimi Flamengo përfaqëson ndoshta shembullin më të dukshëm të kontributit të Romëve në stilin e përgjithshëm të kërcimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori