Sopoti, Haga dhe dëshmorët e Aliut
Ç’po ndodhë e ç’po na ngjanë
A ka kuptim të sigurohet me ligj një pension për familjen e një dëshmori; a ka kuptim t’i sigurohet shkollim jetimit babai i të cilit u vra për dinjitet kombëtar, a ka kuptim që një invalidi t’i sigurohet paqetë sociale i cili humbi shëndetin e vet për një ideal shumë të lartë kombëtar. A do të prehet në qetësi shpirti i të gjithë atyre luftëtarëve të cilët ëndërr e kishin jetën më të lumtur të shqiptarëve të Maqedonisë
Sjelljet apolitike, jo të ndershme dhe tepër diskredituese të z. Ali Ahmetit këto ditë kanë kulmuar me miopinë e tij absolute politike. Zërave të shumtë që BDI-ja ta braktisë koalicionin qeveritar si reaksion kundër nacionalizmit agresiv antishqiptar të Gruevskit, z. Ahmeti iu përgjigj me largim tre-katër ditësh nga Parlamenti! Aq ditë sa të mbetet larg prononcimeve zyrtare rreth ngjarjes tragjike në Radushë, me ç’rast u likuidua në mënyrë tepër misterioze njëri nga personalitetet më të fuqishme të ish-UÇK-së, Harun Aliu.
Katër shqiptarët e vrarë në Radushë u trajtuan si katër kriminelë që po i kërkonte edhe interpoli. Po vriten, po zhduken, po burgosen, po gjykohen si terroristë, hajna, kriminelë e banditë të gjithë ata që gjatë konfliktit të vitit 2001 ishin gjithnjë në vijën e frontit. Numri i tyre u reduktua deri në atë masë sa tashmë nuk paraqet kurrfarë problemi për buxhetin që do ta siguronte çfarëdo ligji i miratuar për “dëmshpërblimin” e familjarëve dhe të invalidëve nga konflikti i 2001-shit.
Nga të gjithë ata luftëtarë të gjallë, shumica u likuiduan, disa u dënuan, u burgosën si krahu banditesk i “shpirtit” udhëheqës të ish-UÇK-së që sot pretendojnë se janë “politika zyrtare kombëtare”! Vetëm ky grupth, nëse mbetet deri në fund, do të ketë rastin t’i gëzojë frytet e ligjit eventual që do të mund të sillej për familjarët dhe fëmijët e luftëtarëve të ish-UÇK-së. Për terroristë, kriminelë e rrugaçë nuk ka pension, as benificione institucionale!
Metodika e zgjidhjes së rasteve
Rasti tragjik që ndodhi në Radushë, po atë ditë, pak para mesnatës, e mblodhi kryesinë e BDI-së, të cilët në mënyrë ekspres sollën disa qëndrime në formë të kërkesës: kërkohet nga shqiptarët që mos t’i përgjigjen provokimeve të grupeve ekstreme shqiptare që nuk ia donë të mirën shqiptarëve të vendit, kërkohet që për hi të integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE, deputetët e BDI-së të kthehen në Parlament dhe, më skandalozja dhe më fyesja, sublimimi i çështjes kombëtare shqiptare në Maqedoni në tri nënkërkesa: kërkohet nga VMRO-DPMNE dhe Kryeministri Gruevski që sa më parë ta zgjidhë “rastin e Sopotit, “rastin e Hagës” si dhe “ligjin për ushtarët e ish-UÇK-së, të invalidëve të luftës, të familjarëve dhe të fëmijëve të dëshmorëve”!
Në një intervistë të fundit televizive z. Ali Ahmeti këto tri kërkesa i ngriti deri në atë nivel sa nënvizoi se zgjidhja e tyre Maqedoninë do ta çonte përfundimisht në NATO e në BE!
A mund të jetë zgjidhje e problemit vetëm lirimi nga burgu si të pafajshëm i të gjithë atyre që i preku rasti i Sopotit? Lirimi i tyre pa pasoja mbi ata që e inskenuan këtë rast do të ishte amnisti e institucioneve përkatëse shtetërore, i inskenuesve si dhe i të gjithë atyre që me shekuj kultivojnë dhe ushqejnë një antishqiptarizëm të paparë. Sopotasit e burgosur do të lirohen si të pafajshëm! A duhet të dëmshpërblehen ata? A duhet të futen në burg të gjithë ata që e inskenuan këtë ngjarje? Kur do të merreshin këto masa, vetëm atëherë do të mund të flitej për zgjidhjen e drejtë të “rastit të Sopotit”! Ndryshe, kjo kërkesë e z. Ali Ahmetit do të kuptohej vetëm si dëshirë e zjarrtë e tij për të amnistuar institucionet terroriste antishqiptare.
Propozimi i Ali Ahmetit për zgjidhjen e “rasteve të Hagës”, tashmë atë e solli mu në prehër të Menduh Thaçit, i cili, qysh nga hera, vuri një nga kushtet për kthimin në Parlament të PDSH-së e që ishte interpretimi autentik parlamentar i ligjit për amnisti i cili i rregullon edhe “rastet e Hagës”!
A ka kuptim të sigurohet me ligj një pension për familjen e një dëshmori; a ka kuptim t’i sigurohet shkollim jetimit, babai i të cilit u vra për dinjitet kombëtar, për liri dhe barazi absolute; a ka kuptim që një invalidi t’i sigurohet paqetë sociale i cili humbi shëndetin e vet për një ideal shumë të lartë kombëtar. A do të prehet në qetësi shpirti i të gjithë atyre dëshmorëve të cilët ëndërr e kishin jetën më të lumtur të shqiptarëve të Maqedonisë. Ideali i tyre nuk ishte të sigurojnë pensione por, të sigurojnë të drejta absolute gjuhësore, kulturore, arsimore, shëndetësore, sociale, ekonomike, financiare etj. etj.
Pa realizimin e idealit të dëshmorëve nuk ka të drejtë askush në vend që të mendojë se Maqedonia do ta ketë rrugën me lule drejt NATO-s dhe EU-së, aq më pak Ali Ahmeti i cili, për hi të dëshirave të sëmura që Gruevski të ngritet në figurë mit, i ka dhënë të drejtë vetes që të kërkojë nga të gjithë shqiptarët e Maqedonisë të solidarizohen me të tilla dëshira të sharlatanëve.
Pesha e papërballueshme e historisë
Sot, mjetet e informimit njoftuan rezultatet e një ankete të Dnevnikut, sipas të cilave mbi 70 % e shqiptarëve qenkan kundër politikës së Kryeministrit Gruevski. Do me thënë, kjo politikë refuzuese e shqiptarëve, nënkupton tërthorazi edhe apel kombëtar deri te z. Ali Ahmeti që sa më parë ta braktisë këtë qeveri dhe, ambiciet karrieriste mos t’i fshehë pas kinse trysnisë së ndërkombëtarëve për të mos dalë nga Qeveria. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë ku janë trysnitë e Ali Ahmetit ndaj “ndërkombëtarëve” që i duartrokasin aksioneve tepër të dyshimta policore kundër shqiptarëve! Pse ata “ndërkombëtarë” nuk e ngrisin bashkërisht me Ali Ahmetin zërin kundër diskriminimit sistematik të kësaj qeverie që po e ushtron kundër shqiptarëve.
Kërkesat permanente që BDI sa më parë ta braktis këtë qeveri nuk e kanë motivin te rrotacioni i partive shqiptare për në qeverisje. Kjo kërkesë ka strategjinë e vet kombëtare: të delegjitimohet qeveria antishqiptare e Gruevskit! Me këtë hap, tash e tutje, “qeveritë maqedonase” përjetë do të kishin kujdes që as të mendojnë më në ndonjë projekt sado i parëndësishëm antishqiptar. Me këtë qeverisje nëpërkëmbja e dinjitetit shqiptar ka arritur pikun e vlimit. Shqiptarët po përvëlohen ndërsa z. Ali Ahmeti po përpiqet t’ua minimizojë peshën e papërballueshme të historisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin