Nëse institucionet e Kosovës nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të menaxhuar me krizat, vitet e ardhshme do të jenë të vështira për Kosovën. Ky koalicion nuk garanton se ka mundësi të menaxhoj me këto kriza, andaj nuk garanton gjumë të rehatshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci në takim me ambasadorin slloven në Prishtinë, Jozef Hleb.
Daci, gjatë takimit me Hlebin, të mërkurën, vlerësoi lartë punën, përkushtimin dhe kontributin e shtetit slloven që ka dhënë për Kosovën me vite të tëra. "Kontributi i Sllovenisë është shumë i madh jo vetëm në kohët e fundit por edhe gjatë viteve të 90-ta, dhe padyshim qeveria sllovene e gëzon respektin e qytetarëve të Kosovës për investimin e tyre serioz që kanë bërë dhe po e bëjnë në Republikën e Kosovës, sidomos për hapat e ndërmarra në mënyrë të shpejt për njohjen e vendit tonë shtet i pavarur dhe sovran", u shpreh Daci.
Me këtë rast, Daci tha se Qeveria e Kosovës nuk ka grup të përgatitur profesionalisht që do të mund ta niste Kosovën në një rrugë nëpërmjet të cilës mund ta nxjerr nga kriza ekonomike. Ai po ashtu vlerësoi se, “janë qesharake deklaratat e Qeverisë së Kosovës, se gjëja vendin tonë nuk e ka përfshirë kriza globale, me ç’rast shtoi se, krizat globale nuk mund të ndalen në kufi por mund të luftohen nëpërmjet strategjisë, të cilën duhet patjetër që të kenë institucionet e Kosovës”. Model i tyre – sipas Dacit, mund të jetë edhe shteti slloven.
Ambasadori Hleb ndërkaq, shprehu bindjen e tij se niveli i bashkëpunimit ndërshtetëror duhet të ngrihet në vazhdimësi, sidomos në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe kulturës, për të cilat Kosova ka nevojë – dhe njëherësh theksoi se ka kapacitete për një intensifikim të këtyre marrëdhënieve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbahet sot ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, pritet të mbajë fjalim Rama dhe Mitsotakis
Hoxhaj për studentët: Do t’i mbështesim me një fond shtetëror prej 25 milionë euro në vit
Aksidenti tragjik në Shkup, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 22-vjeçares
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
Përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA, Osmani: Kosova qëndron pranë jush
Dhunohet një shtetase e Shqipërisë në Lipjan – policia arreston katër persona
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime rutinë në Zubin Potok
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale