Marrëdhëniet e mira politike në mes të Sllovenisë dhe Kosovës kanë zanafillë që nga e kaluara dhe këto raporte duhet të forcohen edhe më shumë në të ardhmen. Nga këto marrëdhënie politike duhet të kalohet në ngritje të bashkëpunimit ekonomik si parakusht i përafrimit të interesave të dyja shteteve. Duhet të fokusohemi në forcim të diplomacisë ekonomike dhe të mësuarit dhe përvoja sllovene në proceset integruese mund të jetë model që ti përshpejtojë proceset e tilla edhe në Kosovë.
Sllovenia ka qenë ndër shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë dhe dua të besojmë që ky trend përkundër rënies aktuale duhet të merr kaheje pozitive. Na gëzon fakti që Ambasada Sllovene në Kosovë dhe Ambasadori Miljan Majhen janë të përkushtuar në mbështetje të këtyre proceseve e në veçanti sa i përket lëvizjes së komunitetit të biznesit dhe përshpejtimin e procesit të vizave.
Marrëveshja ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik është më se e domosdoshme dhe dua të besojmë se kjo marrëveshje e rëndësisë multidimensionale do të nënshkruhet brenda këtij viti, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në Ambasadën Sllovene ku u prit nga Ambasadori Miljan Majhen me bashkëpunëtor.
Ambasadori Slloven Miljan Majhen edhe një herë shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur proceset aktuale në Kosovë e në veçanti zhvillimin ekonomik bazuar në partneritet me Qeverinë dhe bizneset sllovene. Janë bërë lehtësira në dhënien e vizave për komunitetin e biznesit kosovarë e në veçanti në shkurtimin e kohës që zgjatë vetëm dy javë. Po ashtu jemi duke e mbështetur si Qeveri edhe procesin e liberalizimit për qytetaret e Kosovës dhe jemi të mendimit se ky proces së shpejti do të i takojë të kaluarës.
Sa i përket marrëveshjes ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik shpresojmë se do të arrihet gjatë këtij viti por e tëra kjo do të varet edhe nga procesi i krijimit të institucioneve kosovare të dala nga zgjedhjet e qershorit. Do të jemi të përkushtuar për vënien si prioritet zhvillimin ekonomik bazuar në bashkëpunim të ndërsjellët në mes të dyja shteteve por të hulumtohen edhe mundësi të reja për depërtim bashkarishtë në vendet e treta, theksoi Ambasadori i Sllovenisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!