Sllovenia kryeson listën e pagave mesatare mujore në Ballkanin Perëndimor, kur pagat më të ulëta janë në Maqedoni pagat më të ulëta. Sipas analizave të bëra në bazë të të dhënave të fundit të paraqitura nga agjencitë shtetërore të statistikave, paga më e lartë mesatare mujore për të punësuarit në territorin e ish-Jugosllavisë, përkatësisht vendeve të Ballkanit Perëndimor, është në Slloveni 1.002,75 euro, ndërsa gati tri herë më e ulët është regjistruar në Maqedoni – gjithsej 352,47 euro.
Paga mesatare mujore për të punësuarit në Republikën e Sllovenisë në korrik të këtij viti ka qenë 1.002,75 euro, 7,11 euro më shumë se një muaj më parë, kur ishte 995,64 euro.
Paga mesatare mujore në Republikën e Sllovenisë, përndryshe, varion gjatë vitit ndërmjet 994,34 euro, kur ajo e kishte minimumin e saj, në krahasim me pagën e janarit 1.005,75 euro kur ishte paga më e lartë në vitin 2014.
Paga mesatare mbi 1.000 euro në Slloveni është regjistruar edhe në muajin maj, kur ajo ishte 1,000.69, dhe muajin e kaluar, prill, kur paga mujore ishte 1,001.03 euro.
Në të njëjtën kohë, paga mesatare në Republikën e Kroacisë në qershor të këtij viti ka qenë 5.558 kuna apo 728,92 euro. Kështu që Kroacia përpos Sllovenisë është i vetmi vend i ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit Perëndimor, e cila ka një pagë mesatare mujore prej më shumë se 500 euro.
Prej vendeve kandidate potenciale për Bashkimin Evropian nga territori i ish-Jugosllavisë – Ballkanit Perëndimor, pagën më të lartë mesatare e kanë të punësuarit në Republikën e Malit të Zi. Në gusht të këtij viti, paga mesatare në këtë vend arriti në 473 euro.
Pagën mesatare prej më shumë se 400 euro nga vendet kandidate potenciale për Bashkimin Evropian nga ish-Jugosllavia – Ballkani Perëndimor e ka vetëm Bosnja dhe Hercegovina. Paga mesatare në Bosnjë Hercegovinë, në qershor të këtij viti arriti në 829 KM apo 423,87 euro dhe për 1% është më e ulët krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2013.
Të punësuarit në Republikën e Serbisë në qershor të këtij viti e kanë pasur pagën mesatare prej 45,216 dinarë apo 381,26 euro.
Kështu që paga mesatare mujore në Serbi është më e ulët për 10.024 dinarë apo 84,46 euro në krahasim me konsumin mesatar mujor i cili në tre muajt e parë të këtij viti ishte 55.240 dinarë – 465,72 euro.
Sipas të dhënave statistikore paga mesatare mujore në Republikën e Shqipërisë në korrik të këtij viti ka qenë 52.700 lekë apo 377,84 euro, 3,94 euro më shumë se në vitin 2013 kur paga mesatare ishte 52.150 lekë apo 373,90 euro.
Republika e Maqedonisë renditet në fund të listës së vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit Perëndimor. Paga mesatare mujore në qershor të këtij viti në Maqedoni ishte gjithsej 21.233 denar apo 352,47 euro.
Trading Economics duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se paga mesatare mujore në Kosovë është 441 euro, por këto të dhëna nuk mund të gjenden në faqen zyrtare të Agjencisë. Për Kosovën ekzistojnë vetëm të dhënat se në prill të vitit 2014 paga mesatare mujore sipas komunitetit të sipërmarrësve ishte 368 euro.
Në të njëjtën kohë Kosova në vitin 2011 u rendit si vend në të cilin paga minimale në sektorin privat ishte 170 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri