LAJMI I FUNDIT:

Skitarët kosovarë garojnë në Turqi

Skitarët kosovarë garojnë në Turqi

Me ftesë të FIS-it (Federata Botërore të Skitarisë) dhe Federatës Skitare të Turqisë, përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të FIS-it në Ulludag - Bursa të Turqisë.

Garat zhvillohen në dy disiplina: në sllallom dhe sllallom të madh dhe në të dy konkurrencat.

Kosova do të prezantohet me katër skitare dhe gjashtë skitarë. Gara në fjalë do të fillojë nga e mërkura (29 shkurt) dhe do të zgjasë deri të shtunën (4 mars). /Telegrafi/