LAJMI I FUNDIT:

Skena UP: Duaje veten në art!

Skena UP: Duaje veten në art!

Gjetjet artistike do të na befasojë me mundësitë e artit teatror! Prej 50 shfaqje sa kanë aplikuar në edicionin e ri të festivalit Skena UP, 11 prej tyre janë selektuar për konkurrencën zyrtare, thuhet në një kumtesë të organizatorëve të këtij festivali

Shfaqje janë me tematika të ndryshme. Disa nga të cilat përtërijnë traditat teatrore, derisa tjerat thyejnë rregullat klasike. Të gjithat janë inovative për nga mizanskena dhe rekuizitat.

Disa nga performancat do të na befasojnë me guximin për tabutë e thyera, me lojë të aktorëve dhe manovrim me hapësirën. Shfaqjet që do të na japin një dimension të ri për teatrin janë:

Next Door – Danimarkë


Kill the Children – Itali

Jaens Maids – Iran

Femrat – Kosovë

Maria Addolorata – Itali

7 Days of Ugliness – Zvicra

N’spital – Kosovë

Odette and Odile – Bosnja dhe Hercegovina

The Day Before – Gjermania

Shtëpia e vjetër – Kosovë

Starring James Franco – Angli

Përgjatë një jave teatri do ta shpie audiencën në emocione tek të cilat ata do të gjejnë shumëçka për ta përmbushur veten, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/