Udhëzimi i ri administrativ për arka fiskale i hyrë në fuqi këto ditë duket se e ka komplikuar edhe më shumë situatën në këtë sektor. Gjatë prezentimit para mediave të këtij udhëzimi, ministri i financave, Avdullah Hoti tha se po hiqet përfundimisht monopoli dhe se po ndodh hapja e tregut në këtë sektor. Udhëzimi parasheh lehtësime për bizneset e reja që duan të hyjnë në tregun e shitjes së arkave, çka është për t’u lavdëruar, mirëpo problemi qëndron në faktin se ndryshimi i periudhës së kontrollit teknik nga 12 në 24 muaj jo vetëm që i demotivon bizneset e reja për të hyrë në treg por edhe këto aktuale i qon në mbyllje përveç njërës.
Pse ndodh kjo?
Bizneset të cilat aktualisht operojnë me arka fiskale thonë se çmimet e arkave tashme janë duke u shitur me çmim të kostos dhe fillojnë prej 239 euro. Gjitha shpenzimet operative dhe të funksionimit mbulohen nga pagesat e kontrolleve periodike vjetore të cilat deri më tash kanë qenë çdo vit ndërkaq më udhëzimin e ri kjo periudhë është zgjatur në 2 vite.
Ne fakt një ndryshim i tillë do të ia mundësojë vetëm një kompanie funksionimin në treg, është fjala për kompaninë GEKOS e cila ka numrin më të madh (më shumë se 20 mijë) të arkave fiskale në treg.
Ky udhëzim i ri në fakt po i krijon monopol kësaj kompanie në treg.
Zgjatja në 24 muaj e kësaj periudhe do të qojë edhe në mbylljen e bizneseve tjera që merren me shitjen e arkave.
Fisnik Mahmutaj nga kompania Printec i tha gazetës Express se “Ne kemi në stoqe më shumë se 300 mijë euro me çmime te kostos. I vetmi fitim që kemi mundur të gjenerojmë dhe të funksionojmë si kompani kanë qenë kontrolla periodike vjetore. Sepse fitime nga shitja e arkave me nuk ka. Kompania Printec është shumë e dëmtuar me ketë udhëzim te ri pasi zgjatja e kontrollin periodik vjetor nga 12 në 24 muaj paraqet fundin e operimit tonë të mëtutjeshëm. Ky ndryshim shkon në favor të kompanisë tjetër e cila e ka numrin më të madh të pajisjeve në treg dhe mund të vazhdojë këtë shërbim”.
Edhe kompania tjetër që merret me shitjen dhe mirëmbajtjen e arkave fiskale në treg “Dukagjini” thotë se me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi dhe ndryshimet në periudhën e kontrollës teknike do të qojnë në mbylljen e këtij biznesi dhe krijimin e monopolit për vetëm njërën kompani.
Përfaqësuesi I kompanisë “Dukagjini” Florim Millaku i tha Gazetexpress se “Ne si kompani operojmë në tërë qytetet e Kosovës dhe kemi rreth 5 mijë arka. Ne mbajmë qendrat e kontrollit teknik nëpër këto qytete dhe e vetmja mënyrë për të mbajtur në funksion këto qendra është përmes kontrollës periodike vjetore pasi në këtë mënyrë I mbulojmë harxhimet. Ndryshimi i periudhës se kontrollit teknik ne 24 muaj nënkupton qe nga ana e Dukagjinit ky shërbim do te jete e pamundur te ofrohet edhe me tutje. Kjo per shkak se gjitha shpenzimet operative tonat mbulohen nga pagesat e kontrolleve periodike vjetore”
Ndërkaq përfaqësuesit e kompanisë Gekos nuk u prononcuan me arsyetimin se janë duke e shqyrtuar udhëzimin e ri dhe do të dalin më qëndrim së shpejti.
Fakti që ky udhëzim e vështirëson edhe më shumë hyrjen e operatorëve të ri në treg e tregon edhe njëra kompani e cila është duke u përgatitur për të hyrë në treg. Një përfaqësues nga kompania “Logisticsplus” thotë se “”Kompania jone ka aplikuar për te hyre ne tregun e shitjes se arkave fiskale mirëpo udhëzimi i ri administrativ është jo përkrahës, pasi qe zgjatja e periudhës se kontrollës teknike ne 24 muaj është jo vetëm demotivuese mirëpo nga përllogaritjet preliminare qe kemi bere, na pa mundëson hyrjen në treg si kompani e re, prandaj kërkojmë ri-shqyrtim të udhëzimit administrativ. ”
Pra interesimi I bizneseve të reja për të hyrë në tregun e arkave thuajse nuk ekziston për shkak se kostoja e shpenzimeve që ato do të kenë janë të larta përderisa të hyrat janë të pamjaftueshme pasi pagesa e kontrolleve teknike bëhet çdo 24 muaj.
Fakti që arkat fiskale aktualisht shiten me çmime të kostos e pamundëson hyrjen e operatorëve të rinjë në treg.
Ende nuk është e qartë sesi do të zhvillohet më tutje ky proces duke marrë parasysh që tashmë kemi krijimin e një monopoli të ri nga ana e Ministrisë së Financave që udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës.
Fakti që ky udhëzim administrativ lë jashtë kontrollit të sistemeve fiskale naftarët në periudhë dy vjeçar mbetet të shihet lidhja që mund të ketë ky fakt me kryetarin e shoqatës së naftarëve Fadil Berjani, një kandidat i LDK-së për deputet dhe Ministrinë e Financave.
Askush deri më tash nuk ka dhënë përgjigje pse lihen edhe më tutje naftëtarët jashtë kontrollit arkave fiskale.
Ne fakt duke mos vënë asnjë datë për përfundimin e fiskalizimit të naftarëve e gjitha çfarë është bërë me këtë udhëzim është zgjatja e kësaj situate dhe vazhdimi i operimit të shume kompanive të naftës pa sistem të vecantë fiskal.
Një çështje tjetër e përmendur gjatë prezentimit të udhëzimit të ri administrativ për arka ka qenë edhe nënshkrimi digjital një projekt ky që po synohet të vihen në funksion.
Gazetaexpress pati shkruar kohë më parë që zyrtarë të IT të Administratës Tatimore të Kosovës përmes një kompanie private po synojnë të hyjnë në tregun e fiskalizimit dhe mbetet të shihet nëse fillimi i procesit të nënshkrimit digjital ka të bëjë me krijimin e kushteve të këtyre zyrtarëve për të hyrë me kompani private në treg. Kjo do të hulumtohet në ditët në vijim. /GazetaExpress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj