Punonjësit e sektorit publik nuk do të kenë rritje të pagave për tri vitet e ardhshme. Kështu ka planifikuar Qeveria e Kosovës përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH).
Sipas këtij dokumenti qeveritar, shpenzimet për paga dhe mëditje do të kenë një rritje vjetore prej jo më të lartë se 0.4 për qind përgjatë periudhës afat-mesme, gjë që i bie që kjo rritje do të bëhet për të mbuluar pagesën për përvojën e punës dhe mëditjet tjera, por jo edhe rritje të pagës, raporton ORAinfo.
“Si rezultat i kufizimeve të larta buxhetore dhe ruajtjes së nivelit të shpenzimeve për kategoritë tjera ekonomike dhe projekteve zhvillimore që bartin në vete një kthim më lartë ekonomik, shpenzimet për këtë kategori janë planifikuar të kenë një ngritje vjetore prej jo më të lartë se 0.4% përgjatë periudhës afat-mesme. Qeveria është e përkushtuar të përcaktojë një kornizë ligjore (ligji për paga) e cila do të rregullojë nivelin e pagave, mëditjeve dhe shtesave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, shpenzimet buxhetore për këtë kategori planifikohen të jenë në rreth 562.3 milionë euro në vitin 2016”, thuhet në KASH.
Sipas dokumentit qeveritar, vitin që lëmë pas, kategoria e shpenzimeve për paga dhe mëditje përfaqëson pjesën më të madhe të shpenzimeve rrjedhëse përgjatë periudhës planifikuese.
“Ngritja e theksuar në këtë kategori ka ndodhur në vitin 2014, si rezultat i vendimit të Qeverisë për ngritjen e pagave për shërbyesit civil në nivel prej 25%. Për më shumë, alokimi i mjeteve për implementimin e skemës së sigurimeve shëndetësore, si dhe implementimi i pjesës së kontratës kolektive që ndërlidhet me përvojën e punës ka shkaktuar që kjo kategori e shpenzimeve të ngritët për rreth 15% në vitin 2015 në raport me shpenzimet në këtë kategori gjatë vitit 2014”.
Në anën tjetër, Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), ka thënë për ORAinfo se zyrtarët qeveritarë u kanë premtuar atyre se gjatë këtij viti, pas rishikimit të buxhetit do të ketë ngritje të pagave.
“U kisha bërë thirrje qeverisë që mos të ngutet me planifikime të tilla, pasi që neve po na krijojnë telashe në terren. Ne kundërshtojmë kategorikisht synimet e qeverisë që mos të ketë rritje të pagave për tri vitet e ardhshme. Ne kërkojmë nga qeveria që të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe mos të dalin me deklarata kundërthënëse”, ka thënë Jashari.
Ai ka shtuar se do të bisedojnë lidhur me këtë çështje edhe me sindikatat tjera dhe do të harmonizojnë qëndrimet për të kundërshtuar fuqishëm vendimin për mos rritjen e pagave. /ORAinfo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania