Nga Ministria e Shëndetësisë, nuk kanë një datë të konkrete se kur Maqedonia do të marrë dërgesë të re të vaksinave. Më herët ministri Venko Filipçe njoftoi se deri në fund të këtij muaji do të mbërrijnë, 20,000 vaksina nga “Pfizer” dhe 25,000 të tjera nga “Astra Zeneka” përmes mekanizmit Covax. Me vaksinat që kemi në dispozicion, përkatësisht 3000 doza të “Sputnik” -it rus dhe donacionin nga Serbia të rreth 8,000 dozave “Pfizer”, imunizimi kryhet vetëm për personelit mjekësor.
“Procesi i shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit Covax ka filluar. Publiku do të informohet në kohë të duhur, për datën e saktë të mbërritjes në vendin tonë. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spital dhe nevojës për të shtuar stafin në pavijonet infektive, imunizimi i punonjësve shëndetësorë, që punojnë me pacientët me Kovid aktualisht është duke vazhduar dhe do të vazhdojë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Megjithëse vende si Danimarka, Norvegjia, Italia dhe Islanda kanë ndaluar vaksinimin me Astra Zeneka, si masë parandaluese, për shkak të dyshimeve për mpiksje të gjakut, Organizata Botërore e Shëndetësisë është e mendimit se nuk ka asnjë arsye për të pezulluar këtë vaksinë. Nga Agjencia Evropiane e Barnave gjithashtu thanë se Astra Zeneka nuk kishte asnjë lidhje me mpiksjen e gjakut. Autoritetet tona shëndetësore thonë se po ndjekin nga afër rekomandimet.
“Disa vende kanë vazhduar vaksinimin me Astra Zeneka, të tilla si Gjermania dhe Franca, ndërsa Spanja nuk ka ndalur aspak. Disa vende kanë ndaluar përkohësisht vaksinimin. Vendi ynë do të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë, dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe do të veprojë në përputhje me rekomandimet e reja”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, kërkohet takim urgjent midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për shpërndarjen e vaksinave. Në një letër të përbashkët, Austria, Bullgaria, Letonia, Sllovenia dhe Republika Çeke i kërkojnë Brukselit, që të ketë një shpërndarje më të drejtë të vaksinave edhe në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri