Nëse javë, muaj, apo vite më parë kemi folur për përfaqësuese të ndryshme evropiane e botërore dhe ua kemi pasur lakmi, nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhë më.
Tani edhe ne e kemi një përfaqësuese të barabartë me Spanjën, Gjermaninë, Anglinë, Brazilin, Italinë, Argjentinën dhe të tjerat. Jemi të barabartë si shtet dhe mund të futemi në kualifikime të një kampionati evropian apo botëror.
Pasi u pranuam me të drejta të plota, fillimisht në UEFA e pastaj edhe në FIFA, Kosova pritet ta ndërtojë një përfaqësuese të fuqishme dhe të frikshme për kundërshtarët e saj.
Trajneri që ka punuar shumë gjatë këtyre shtatë viteve, Albert Bunjaku, e ka një bosht të lojtarëve, mirëpo atij gjithnjë i intereson rritja e konkurrencës në skuadër.
Rritja e konkurrencës tani është mëse e mundur, pasi shumë lojtarë me origjinë nga Kosova janë pjesë e përfaqësueseve të ndryshme evropiane. Shumica nga këta lojtarë janë ftuar për t’iu bashkuar Kosovës, por disa nga ta kanë ngurruar të vijnë. Nuk po i përmendi këtu lojtarët që luajnë tek Shqipëria, pasi mendoj që janë mirë aty. Por, edhe ata kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të qëndrojnë në Shqipëri apo të vijnë tek Kosova. Këtë të drejtë, të zgjedhjes, nuk mund t’ia mohojë asnjëri -as trajner, as kryetar federate e as kryeministër shteti.
Këtu më shumë e kam fjalën për lojtarët kosovarë që luajnë në përfaqësuese tjera evropiane, pasi dikur kanë pasur arsyetimin e njëjtë: “Më vjen keq, por dua të luaj në kualifikime. Kosova ende nuk është e pranuar. Vij pasi të pranohet”!
Tani jemi të pranuar dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet tjera të botës. Ju, legjionarë, gjithmonë keni qenë krenaria jonë, e gjithë Kosova është krenuar me ju. Tash është radha që ju ta thoni fjalën tuaj.
Më nuk ka arsyetime se “nuk jemi të pranuar”, “se nuk luajmë në kualifikime”. Vendosni me zemër. Vendlindja e juaj, e prindërve dhe gjyshërve të juaj po ju thërret. Kosova po ju pret – juve, heronj modernë.
Edhe pse ky shkrim është për t’i ftuar lojtarët si Shaqiri, Xhaka dhe të tjerët, nuk do të thotë se i kemi harruar futbollistët aktualë të Përfaqësueses së Kosovës. Këta që janë momentalisht kanë rrezikuar shumë, kanë ardhur pa kurrfarë interesi të luajnë për vendin e tyre. Jo pse nuk kanë pasur zgjidhje tjera, por se e kanë dashur aq shumë Kosovën.
Kapiteni ynë, Samir Ujkani, dhe mbrojtësi Loret Sadiku, u larguan nga Shqipëria pasi dëshiruan ta ndihmojnë Kosovën në momentet më të vështira.
Besar Halimi e Leart Paqarada kanë pasur në duar ftesat nga Gjermania U21 dhe i refuzuan për Kosovën, njëjtë siç bëri Celina dhe Rashani me Norvegjinë.
Është e vërtetë që do të kemi shumë futbollistë. Kjo është më mirë, pasi do ketë më shumë zgjidhje dhe do jetë një konkurrencë e madhe për një Kosovë të fuqishme.
Ditët po ecin, shtatori po vjen, do të hyjmë në kualifikime si Kosovë e fuqishme, dashtë Zoti me kthimin tuaj ta befasojmë gjithë botën dhe të kualifikohemi për në botërorin ‘Rusi 2018’.
Mos harroni, Kosova ju thërret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës