Sindroma e shpëtimtarit: Shpjegimi psikologjik për ata që ndihmojnë të tjerët më shumë se veten

Disa njerëz e kanë për kënaqësi të ndihmojnë të tjerët. Është parimi i altruizmit. Por çfarë ndodh kur ajo bëhet “shumë” e ngutshme, pothuajse një domosdoshmëri, një nevojë që nuk mund të anashkalohet?
Në këto raste kalon në sindromë dhe quhet sindroma e shpëtimtarit.
Çfarë është sindroma e shpëtimtarit?
Siç shpjegon HealthLine, quhet ndryshe edhe ‘sindroma e kalorësit të bardhë’. Bëhet fjalë për nevojën e disa njerëzve për të shpëtuar të tjerët duke i zgjidhur problemet e tyre.
Duke qenë një fenomen psikologjik, sindroma e shpëtimtarit nuk është thjesht një qëndrim për të qenë altruist, por më tepër një lloj obsesioni.
Zakonisht “shpëtimtari” ndihet mirë vetëm kur po ndihmon dikë, sepse beson se ky është qëllimi i vetëm në jetë dhe është kaq i përkushtuar për të vënë në lojë të gjitha energjitë e tij.
Shpëtimtarët tërhiqen nga vulnerabiliteti dhe ankthi, veçanërisht nëse kanë përjetuar vetë dhimbje, të cilën e kanë shndërruar në ndjeshmëri të përgjithësuar. Ndonjëherë ata përpiqen të ndryshojnë njerëzit, duke imponuar atë që ata mendojnë se është më e mira për sa i përket karrierës, hobit, stilit të jetesës.
Ata besojnë se është gjithmonë e nevojshme të gjendet një zgjidhje, ndoshta e menjëhershme, madje edhe për atë që duhet të përpunohet, si trauma ose humbja e diçkaje të rëndësishme. Bëjnë sakrifica të mëdha përsa u përket emocioneve, kohës, parave. Besojnë se janë të vetmit që mund të zgjidhin një situatë të caktuar. I lënë mënjanë nevojat e tyre për të bërë atë që ata mendojnë se është gjëja e duhur.
Shkaqet dhe origjina e sindromës së shpëtimtarit
Shkaku i sindromës së shpëtimtarit zakonisht gjendet tek njerëzit që ndihen të paaftë për të menaxhuar betejat personale, ose kanë përjetuar trauma të pazgjidhura në të kaluarën. Sipas psikologut Maury Joseph, shpëtimtari beson se, pavarësisht se nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre, ata do të jenë në gjendje të shpëtojnë të gjithë botën.
Rreziqet dhe pasojat
Përsëri sipas Jozefit, një shpëtimtar, qoftë i frustruar apo i kënaqur me punën, mund të ndihet i lodhur ose bosh.
Nëse vuani nga sindroma e shpëtimtarit, mund të jetë e dobishme të bëni psikoanalizë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë