Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka shprehur brengat e saj në lidhje me gjendjen e punëtoreve në sektorin privat, sidomos ata që punojnë në kompanitë që mirëmbajnë objektet e institucioneve qendrore dhe lokale.
Kreu i kësaj sindikate Jusuf Azemi mes tjerash ka kërcënuar se paga minimale nuk guxon të jetë nën 300 euro, transmeton kp.
Lidhur me këtë çështje dhe shqetësime të tjera të atyre që përfaqëson kjo sindikatë Azemi ka bërë me dije se gjatë javës së ardhshme do të takohen me përfaqësuesit e të gjithë punëtorëve për t’u dakorduar se kur do të fillojnë mbajtjen e protestave.
Azemi së bashku me sindikalistët e tjerë bëri me dije se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre duke theksuar se ka shumë shkelje të punëtorëve.
“U mor vendim që gjatë javës së ardhshme të gjithë kryetarët e shoqatave do të vijnë në selinë e Sindikatës së Sektorit Privat ku do të caktohet data për fillimin e protestave, ku përpos implementimit të 0.5 përqindëshit për pagat e tyre dhe për mosrespektimin e kontratës kolektive. Ne nuk heqim dorë. Vet e kanë nënshkruar pa presion e kanë nënshkrua për çështje votash. Ne nuk kemi nevojë të punojmë për xhepat e njerëzve të korruptuar, të cilët nuk ja dinë skajin pasurisë”, tha Azemi.
Azemi theksoi se 16 dhjetori do të jetë dita e fundit që presin kompanitë private për pagesat e kontributeve të secilës kompani për të cilët siç tha tashmë kanë filluar të bëjnë inspektim dhe se nga ato që kanë arritur të kuptojnë është se ka punëtorë ndaj të cilëve për tetë vite radhazi nuk është paguar as edhe një cent i vetëm.
Ai e akuzoi Inspektoratin e Punës se është institucion i korruptuar dhe tha se nuk i besojnë atij që mund të adresojë vërejtjet dhe shkeljet që bëhen ndaj punëtorëve të këtij sektori nga vetë pronarët e kompanive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe