LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët i kërkojnë Zemajt pagesën shtesë për punëtorët shëndetësorë

Sindikalistët i kërkojnë Zemajt pagesën shtesë për punëtorët shëndetësorë

Drejtues të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilit ia prezantuar kërkesat e punëtorëve shëndetësorë.

Ligji për Paga dhe pagesa shtesë për të gjithë punëtorët shëndetësor, ishin kërkesat kryesore të FSSHK-së.

Ky është njoftimi i plotë i FSSHK-së:


Ky dialog dy palësh u zhvillua me qëllim të evitimit të reagimit sindikal nga ana e FSSHK-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

Gjatë këtij takimi ku temë kryesore ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e pagave, FSSHK para Ministrit shpalosi kërkesën për “Pagesën e shtesës për të gjithë punëtorët shëndetësor” si dhe u kërkua gjithashtu që Ministria e Shëndetësisë të shtyjë sa më parë procedimin e Ligjit të Pagave në Qeverinë e Republikës së Kosovës si njëra ndër akterët kyç të këtij Ligji.

Ministri i Shëndetësisë Zemaj u zotua se gjatë javës së ardhshme do të bisedojë me Kryeministrin e vendit në lidhje me mundësinë e zotimit të mjeteve për pagesën e shtesës së kërkuar nga ana e FSSHK-së me qëllim të procedimit në buxhet para rishikimit të tij.

Temë tjetër e diskutuar bashkërisht ishte edhe Pandemia COVID-19, gjendja e rënduar e punëtorëve shëndetësor, testimet, pajisjet personale mbrojtëse dhe siguria e shëndeti i punëtorëve shëndetësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori