LAJMI I FUNDIT:

Simbolet e Kosovës mes dy zjarresh

Simbolet e Kosovës mes dy zjarresh

Çështja e simboleve- kundërshtimit, mbrojtjes apo modifikimit të tyre, është ngritur shpesh herë në Kosovë. Qysh në kohën e Jugosllavisë socialiste, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, para së gjithash Flamurit Kombëtar, ka qenë çështje e tensionuar politike.

Më pas, në kohën e represionit shtetëror serb, ku Jugosllavia tashmë po shpërbëhej, shqiptarët e Kosovës janë shquar për kundërshtimin e simboleve të imponuara nacionale serbe, duke krijuar edhe simbolet e veta politike të rezistencës: dy gishtat e ngritur lart në formën e shkronjës V në shenjë fitoreje dhe paqeje.

Lufta e Kosovës solli simbolet e veta, prej shfaqjes së UÇK-së, deri tek intervenimi i NATO-s, por fundi i luftës dhe dërgimi i forcave nuk solli edhe fundin e betejës edhe për simbolet, shkruan Koha Ditore.

“Nëse dikush i refuzon simbolet e një bashkësie, qëllimi i tij është të bëjë me dije se ai nuk e pranon as bashkësinë”, thotë sociologu Blerim Latifi.


Ai ka cituar mendimtarin gjerman Ernest Kasirer i cili ka thënë se “njeriu është qenie simbolike’, “Po ja hoqët simbolet s’mbetet gjë prej tij. Kjo duhet të vlejë edhe për shtetin”.

“Funksionet e simboleve janë të njëjta edhe kur bëhet fjalë për forma të tilla të bashkësisë njerëzore sikurse janë kombet apo shtetet. Përmes gjuhës së simboleve një komb apo shtet ua transmeton pjesëtarëve të tij, por edhe kombeve tjera kuptimin e ekzistencës së tij, lindjes së tij apo qëllimeve të tij. Simbolet janë si hierogliflet e egjiptianëve të lashtë: pas çdo figure qëndron një domethënie politike e historike”, thotë Latifi.

Sipas Latifit, simbolet e shtetit te Kosovës janë mes dy zjarresh: mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar./Koha Ditore/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori