LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina pranë titullit

Sigal Prishtina pranë titullit

Me rezultat prej 89-74, Sigal Prishtina e ka fituar edhe takimin e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në Basketboll duke mposhtur Pejën para tifozëve të vet.

E mbushur përplot me tifozë, palestra “Karagaçi” ishte arena e duelit të dytë të ‘play-offit’ midis dy rivalëve të vjetër, ndërsa skuadra e Bujar Locit këtë takim e zhvilloi pa qendrën amerikane Justin Dobins, i cili në ndeshjen e parë theu këmbën.

Mysafirët luajtën më mirë duke arritur në një moment epërsi prej 15 pikësh (30-45), ndërsa vendasit nuk ishin aq të fuqishëm për të ngushtuar dukshëm diferencën, pasi në fund të çerekut të tretë rezultati ishte 52-64.

Në çerekun e fundit, basketbollistët e Sigal Prishtinës vazhduan dominimin dhe e fituan përballjen me epërsi të lartë prej 15 pikësh.


Sigal Prishtina e fitoi edhe ndeshjen e parë të serisë së ndeshjeve finale të Superligës së Kosovës në Basketboll me rezultat 94:78, ashtu që me fitore eventuale në përballjen e tretë të mërkurën në kryeqytet do të shpallet kampion. /Telegrafi/