LAJMI I FUNDIT:

Si veprojnë mediumet serbe në Kosovë?

Në Kosovën e pasluftës rrjeti radiodifuziv kishte marrë një hov të madh të shtrirjes së saj në tërë hapësirën e këtij vendi. Ky turr i hapjes së shumë stacioneve radiodifuzive dhe televizive ishte si pasojë e ndalimit shumëvjeçar të informimit në gjuhën shqipe nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë. Administrata e UNMIK-ut kishte dhënë leje të shumta që të hapen kanale të ndryshme të radios dhe televizioneve, si në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e pakicave. Me dhjetëra të tilla kishin filluar punën, disa prej tyre kishin qëllime komerciale, ndërsa disa kishin qëllime informative dhe argëtuese.

Mirëpo, përveç kanaleve shqipe, këtu janë hapur edhe një numër sosh i tyre në gjuhën serbe, rome, turke, boshnjake, dhe të tjera. Vlen të përmenden, sidomos kanalet në gjuhën serbe, të cilat gati në çdo fshat serb ka nga një të hapur. Kjo është bërë, si me ndihmën e UNMIK-ut, të shoqatave të ndryshme që veprojnë në Kosovë, por edhe me ndihmën e shtetit serb. Për shembull, Radio KIM në Çagllavicë, pastaj Radio Graçanica, Radio Ranillugu, Radio Shillova, Radio Shtërpce, Radio Kosovo Polje, etj, e të mos flasim për veriun e Kosovën ku janë disa prej tyre.

Numri i tyre është aq i madh sa që nuk dihet se kujt i dedikohen të gjitha këto kanale, kur dihet se numri i pakicës serbe në Kosovë është rreth 5 për qind. Mirëpo, problemi nuk qëndron në hapjen, apo mbylljen e tyre, sepse informimi në gjuhën amtare për të gjithë në Kosovë, pa marrë parasysh etninë e tyre është një e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Kosovës. Por, shqetësimi qëndron në faktin se çfarë programesh në të vërtet transmetohen nëpër këto radio dhe televizione nacionale serbe, nga kush financohen, kush i mbështet dhe për çfarë qëllime përdoren ato?


Sot, në Kosovë të kërkosh frekuencat e një radio në gjuhën shqipe, padyshim se do të hasësh në pengesa nga valët që kanë këto radiostacione lokale serbe. Frekuencat e tyre nëpër tërë territorin e saj janë aq shumë të forta sa që pengohen së transmetuari radiot në gjuhën shqipe. Duke i dëgjuar këto njeriu nuk e dinë se në cilin shtet është duke jetuar. Pra, këto radio lokale kanë një teknologji shumë të avancuar në krahasim me radiot në gjuhën shqipe dhe pengojnë në frekuentimin e valëve të tyre.

Programet e këtyre radiove dhe televizioneve janë tërësisht një nacionale dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me realitetin e kësaj hapësire. Nëpër këto radio dhe televizione shteti serb konsiderohet si i tyre dhe lajmet e para jepen për këtë shtet, ndërsa Kosova quhet si krahinë e saj. Ka një skemë programore shoviniste dhe nxisin urrejtjen kundër popujve tjerë. Gjatë festave të tyre nacionale bëjnë programe që nxisin urrejtje dhe nënçmim ndaj popujve tjerë. Kjo punë askujt në Kosovë nuk i pengon dhe askujt nuk ia vret veshin. Popullata e kësaj pakice informohet këtu sikur të mos ketë ndodhur asgjë në të kaluarën e afërt. Sipas tyre, fajtorë për prishjen e bashkëjetesës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve na qenka agresori NATO dhe “terroristët” e UÇK-së. Ndërsa, serbët nuk kishin bërë asgjë të keqe ndaj shqiptarëve.

Edhe pse të huajt kanë investuar në hapjen e tyre, nuk i donë as ata dhe shpesh i emërojnë, si të ashtuquajturit forcat ndërkombëtare dhe i ashtuquajturi UNMIK dhe organet tjera. Sipas tyre të gjitha organizatat e huaja që veprojnë dhe punojnë në Kosovë janë të ashtuquajtura, për veç atyre që kanë ndonjë interes të caktuar. Por, ç’të bësh, kur këta të huajt dhe vendorët bëhen të shurdhër dhe nuk ndërmarrin asgjë!

Fakti tjetër është financimi i tyre, me ç’rast përmendëm më lartë se një pjesë të financimit të tyre e kanë ndihmuar të huajt, por edhe Qeveria serbe ndanë mjete të konsiderueshme, si në teknikë dhe paga. Sot e kësaj dite këto media marrin paga edhe nga Serbia, disa edhe nga Buxheti i Kosovës dhe shoqata të ndryshme. Qeveria e Beograd është stimuluesi kryesor i mbajtjes së tyre. Pra, me një fjalë ata kontrollohen nga strukturat e ashtuquajtura paralele serbe, të cilat funksionojnë në Kosovë duke mos ia prishur askush qimen e flokut.

Deri më tani asnjë Qeveri në Kosovë nuk është marrë me problemin e legjitimitetit të tyre dhe të vënies së rendit në këtë drejtim. Kjo punë iu është lënë kaosit medial, edhe pse janë formuar disa komisione për media. Ato janë më shumë komisione politike se sa mediale. Ndërsa, kur është në pyetje popullata shumicë e këtij vendi (shqiptarë) ndaj tyre kërkohen rregulla të forta dhe këto radio dhe televizione nuk kanë të drejtën, siç kanë këto të pakicave.

Popullsia e këtij vendi, bile as që pyetet se çfarë informimi dëshiron të ketë. Për shembull, gjatë vënies së taksës së parapagimit për RTK-në prej 3.5 euro në faturat e energjisë elektrike askush nuk i kishte pyetur ata. Nuk është askush kundër RTK-së si medium publik, por mënyra e financimit të tij për mes faturave të rrymës është një e padrejtë shumë e madhe. Një person që ka tri ose katër njehsorë elektrik duhet të paguaj nga 3.5 euro, ndërsa ka vetëm një njehsorë. Kjo s’ka koment. Kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Kjo punë bëhet ndaj qytetarëve shqiptar të Kosovës.

Tani, kemi edhe problemin e digjital kabllor me ç’rast qytetarët e këtij vendi për kyçje në Ipko, apo Kujtesa duhet të paguajnë nga 10 euro, përkatësisht nga 8 euro parapagim. Për gjendjen e mjerë ekonomike të këtij populli kjo është shumë dhe nuk do analizë të thellë.

Në Kosovë, gjithçka është komercializuar në dëm të popullatës vendore. Këtyre ditëve Bashkia e Prishtinës ka marrë vendim që të largoj antenat satelitore nga ndërtesat shoqërore, për shkak se po dëmtojnë ndërtesën. Në rast të mos largimit të tyre nga këto ndërtesa (banesa) qytetarët e saj do të jenë të detyruar të paguajnë nga 10 euro në vit si tatim. Dihet se këto antena për shumë vite ishin të vetmet dritare gjatë regjimit okupues serb ku popullsia vendore merrte informata nga televizionet e huaj për gjendjen në vend, sepse pushtuesi kishte vu dry të hekurt mbi të gjitha mediumet shqipe. Tani këta pushtetarët e sotëm, për fat të keq vendorë(shqiptar) janë kujtuar që qytetarëve të këtij vendi t’iu vënë edhe një sihariq të ri të taksës vjetore për këto antena.

Institucionet gjegjëse të këtij shteti duhet të zgjohen nga gjumi, të ndërmarrin masa adekuate dhe ligjore, si për legjitimitetin e radiove dhe televizioneve nacionale të pakicës serbe, por edhe të tjerëve, në mënyrë që në këtë vend të fillohet të vihet rendi dhe ligji njëherë e përgjithmonë për të gjithë njësoj. Ato kanale, si të radios dhe televizionit që nuk respektojnë rregullat e mediatike dhe ligjore të këtij shteti duhet t’u ndalohet veprimtaria dhe në rast se konstatohet sa ka keqpërdorime dhe malverzime të ndryshme nëpër to të ngitet procedurë penale, në mënyrë që të përgjigjen ata që përgjegjës të tyre. Ndërsa, mediumeve në gjuhën shqipe duhet t‘iu shtohen kriteret në mënyrë që të bëhen më profesionale dhe të jenë më shumë në shërbim të publikut e jo për shërbime komerciale dhe të grupeve të caktuara të interesit.

Në këtë drejtim ka mjaft punë për tu bërë, andaj organet legjitime të këtij vendi duhet të merren seriozisht me këto probleme, sepse në radhë të parë do ‘i kushtojë këtyre mediumeve, por edhe vetë shtetit.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori