LAJMI I FUNDIT:

Si të visheni me stil në të 50-at?

Si të visheni me stil në të 50-at?

Kur ju nuk dini se si të visheni, gjëja më e rëndësishme është, të dukeni elegante.

Sipas studimeve një pjesë e grave bëhen pjesë e dy kategorive: ato që fillojnë të vishen si 20 vjeçet e sotme dhe ato që veshin rrobat që kanë pas veshur kur kanë qenë vetë në të 20-at.

Kreatorët e modës sugjerojnë se një palë xhinse janë gjithmonë në modë dhe mund të vishen nga të gjitha moshat.

Shihni se çfarë veshin femrat VIP që janë mbi 50 vjeç, siç është Sharon Stone, Kim Basinger, Madonna, Michelle Pfeiffer dhe Sophia Loren.


Ja cilat janë disa këshilla mode që të vishesh bukur dhe të ndjehesh mirë në këtë moshë.

* Së pari, fokusohuni tek veshjet njëngjyrëshe. Përpiquni të shmangni ekzagjerimet.

* Së dyti, jelekët janë shumë të rëndësishëm për pjesën e sipërme, duhet të siguroheni që keni zgjedhur të duhurat veçanërisht në rastet kur doni të dukeni e magjishme.

* Së treti, nëse doni të dukeni më e re në moshë përpiquni të visheni sa më thjeshtë në jetën e përditshme.

* Së fundi gëzojuni aksesorëve, merrni sugjerime nga revistat e modës dhe përpiquni të krijoni stilin tuaj. /Telegrafi/