LAJMI I FUNDIT:

Si të pastroni çantat

Si të pastroni çantat

Çanta përpos rolit të saj shumë funksional për mbajtjen e gjërave të rëndësishme personale të secilës femër, e po ashtu edhe te meshkujve, ajo tashmë ka kaluar edhe në pozitën e një elementi jashtëzakonisht të rëndësishëm për zbukurim.

Çantat, janë ndër aksesorët kryesorë për femrat dhe për këtë arsye, ato u kushtojnë shumë vëmendje çantave.

Çantat e lëkurës
Çantat e lëkurës të cilat nuk do t’i bartni për një kohë, lyeni mirë me vazelinë dhe leni që lëkura ta thithë yndyrën e nevojshme.

Pastaj, çantën fërkojeni me leckë pambuku dhe në fund edhe njëherë lëkurën lyejeni me shtresë të hollë të vazelinës, e cila do të shërbejë si mbrojtje. Nëse në çantë ka kapëse metali, atëherë qitni pakëz talk.


Çantat me lëkurë të shndritshme lani me qumësht të pasterizuar, i cili i pastron dhe ua kthen shkëlqimin lëkurës.

Çantat nga antilopi
Çantën nga antilopi mund ta pastroni me alkool, ndërsa kur të thahet lëkura fërkojeni me letër qelqi. Ose mund ta lani me tretje të detergjentit për larjen e teshave të ndjeshme.
Lëreni të qëndrojë gjatë natës, ndërsa në mëngjes pastrojeni me brushë dhe spërkateni me preparat përkatës për ruajtjen e materialeve antilop.

Çantat nga materialet tjera
Çantën nga plastika ose lëkura artificiale pastrojeni me leckë të zhytur në ujë me sapun dhe në fund, pasi ta keni fërkuar dhe pastruar mirë, fshijeni me leckë të njomë.

/Telegrafi/