Fadil Lepaja
Ju lutem të mos insistoni menjëherë; për anekdotën me elefantin. Sepse, te ne në Kosovë ka marrë hov fushata e korrje-shirjeve! Sikur në kohën e kooperativave! Po korren kundërshtarët e po (f)shiret buxheti! Natyrisht, në kuptimin metaforik. Oratorët ngjajnë me këndesat e hipur mbi grumbullin e vet të plehut dhe shajnë këndesin mbi grumbullin tjetër! Por, edhe kjo është progres! Falë Zotit e kemi kaluar atë periudhën kur kundërshtarët korreshin veç se mendonin ndryshe. Madje. për këtë përfliten si të dyshuar kryesisht personalitete të larta publike, ende aktive! Por, ne jemi shoqëri që ushqehemi me thashetheme! Duke pritur drekën ose darkën, thashethemet i kemi si paragjellën! Na shijojnë! Edhe EULEX-i ka marrë shprehi tonat! Nuk bën të vuajë urie as drejtësia ndërkombëtare! Ajo ecën ngadalë, e lodhet shumë! Na sheh si sillemi në rreth dhe i merren mendtë! Ata janë mësuar të ecin vetëm përpara.
Kështu, pasi tashmë e nisëm me fushatën, nëpër asambletë komunale, i madh e i vogël janë ngritë në këmbë, i kanë lënë të gjitha angazhimet e tjera dhe po merren me politikë. Pasi ekonomia e vendit varet krejt prej politikës, kjo i bie se po bëjnë biznes! Përndryshe, mungesa e gjithë këtyre aktivistëve nga puna do të sillte kolaps ekonomik. Edhe ashtu, në të gjitha ndërmarrjet profitabile publike ka mbipunësim si rezultat i qeverisjes së mrekullueshme nacionale e cila e zvogëloi papunësinë në lagjet e veta politike dhe farefisnore.
Kështu, kur ecën politika, te ne ecë edhe ekonomia. Një tender atje, një këtu! Na mësuan të huajt!
“Si hahet elefanti”, pyeste një i huaj, këndejpari, vijuesit e trajnimeve për menaxhment? Tanët heshtnin si të pagojë! “E si të hahet gjithë ai elefant”, pyeteshin dëgjuesit e hutuar. Një pulë apo kec, edhe mund të hahej! E dinin nga përvoja! Por, elefanti është sfidë!
“Elefanti hahet pjesë-pjesë”, përgjigjej trajnuesi i shkathët ndërkombëtar! Të gjithë qeshnin! Disa thoshin, epo ne s’kemi përvojë me elefantë! Nuk e mohonin se janë aq të uritur sa as elefanti nuk u del! Por, e ankonin përvojën. Kështu, pak nga pak edhe përvoja mblidhej, e besa edhe elefanti, si do ta quajmë këtej e tutje pasurinë publike, mbetej gjithnjë e më i vogël! Dihet, si gjithnjë, pjesën ma të madhe e merr luani! Pastaj vijnë ujqit, e pasojnë të tjerët. Përsëri, besoj se e kuptoni që kjo është metaforë, se shtazët nuk janë kaq të uritura! Hanë veç kur kanë uri! Por, të vazhdojmë me metaforën! Në kopshtin tonë zoopolitik, elefanti ndahet sipas mprehtësisë së dhëmbëve, etjes për pushtet dhe urisë! “Uria është motori”, thoshte Salvatore Rina – analfabet! Desh e përmbysi tërë atë Itali, uria!
Tash, te ne, krejt lufta po bëhet për buxhetin komunal. Për me marrë sa më shumë pare nga buxheti komunal, po premtohen miliona nga buxheti qendror. Kështu, në Podujevë kryeministri u premtoi 80 milionë, në Gjakovë premtoi një autostradë e cila përmes qyteteve të tjera do të lidhë me kryeqytetin! Jo direkt, sepse kështu linja e sajë direkte me Prishtinë do të rrezikonte rikthimin e tyre në fuqi! Prandaj, ata do të marrin edhe një universitet veç mos me ardhë në Prishtinë. Universitete ka për të gjithë! Dija kurrë nuk është e tepërt! Kjo është një qeveri e dijës dhe e rrugës!
Kryeministri premtoi pare, rrugë dhe universitete! Përpos në Skenderaj! Atje, sipas mediave, kryeministri nuk premtoi as rrugë, as universitet, as para. Disa mendojnë se ata s’kanë më nevojë! Madje, gojëkëqijtë thonë se ata e pyetën kryeministrin se mos i duhen para! Disa të tjerë thonë se kryeministri u tregua i kujdesshëm me bazën e vet elektorale, sepse me ata nuk ka hajgare. Nëse i premton, i duhet me i gjet ku të mundet, se… nuk e falin! Për dallim prej komunave të tjera! Në komunat e tjera mundesh me premtua edhe kot! Pastaj, nëse e fitojnë qeverisjen komunale, militantët i marrin vet paratë, s’ka nevojë të lodhet kryeministri! Nëse humbin, dihet, premtimet nuk vlejnë!
Pra, fushata u ndez keq! Premtime, performasa nga më të ndryshmet, çmenduri, sarkazëm e çka jo tjetër. Në skenë ka dalë edhe një parti e cila po e legalizon çmendurinë dhe arrogancën e partive në pushtet, po i formëson në diçka me të cilën po qeshin i madh e i vogël. Edhe nëse dhemb, s’ka lidhje! Hajgare është! Është veç lojë! Konkurrencë po i bënë veç kryeministri i cili edhe disfatat po i kthen në fitore.
Kulmin, përsosmërinë, këto ditë kryeministri e arriti kur e premtoi se do të hiqen taksat për banorët e Luginës së Preshevës. Delegacioni i Luginës i cili ishte në vizitë kryeministrisë tregoi se kanë vullnet të mirë dhe kujtesë të shkurtër! Andej kufiri u kthyen shend e verë. Pastaj, andej i priti edhe kryeministri Daçiq! Suksesi i takimit ishte se u dakorduan të takohen prapë pas tre muajsh! Me rëndësi me u pa!
Kjo ndoshta nuk do të duket aq interesant për vendet tona fqinje, (si)motra, sidomos për Shqipërinë, ku kryeministri i ri Rama po anulon me radhë vendimet e qeverisë së paraardhësit të vet, Sali Berisha, i cili tash është pozicionuar si një deputet idhnak opozitar dhe një nga shqiptarët me më së shumti fansa në Facebook! Ngushëlluese! Kështu, derisa anulimi i vendimeve të qeverisë Berisha po duartrokitet nga mbështetësit e mazhorancës, opozita po hesht ose po e shpallë këtë si një hakmarrje të pritur. Arsyetimi i qeverisë së re është se ishin shpenzime të kota dhe se ishin kundër interesave të qytetarëve dhe në dëm tu buxhetit të shtetit.
Tash, çka ka të mahnitshme kur anulohet një vendim i zakonshëm i qeverisjes paraprake, do të thoni ju?! Gati të gjithë e bëjnë! Në Shqipëri kjo është e zakonshme!
Ka! Si nuk ka! Kryeministri ynë, në Kosovë, e qoi artin e politikës edhe një hap më tej. Ai, në fakt, e anuloi një vendim të cilin e mori vet. Kështu anulimin e vendimit të vet e quajti sukses! Fitore! Urime e suksese, u tha ai, preshevarëve! Po e mundë vetveten, kryeministri ynë! Kur e pa që këtë nuk e bënë dot opozita, e kapi një dhembshuri njerëzore! Vendosi ta mundte vetveten! Njeriu i shekullit – e quajtën militantët e vet, nëpër tubime! Urime, suksese kryeministër! Ai që e mundë vetveten, me të tjerët s’ka telashe! Ruaju veç nga vetvetja, kryeministër!
Kështu, Makiavelli thuhet se nuk ishte shqiptar, por ku i dihet, me gjithë ato migrime të popullatës drejt Apenineve. Presioni i vëllezërve nga Bosfori ishte i madh pas vdekjes së Skënderbeut! Ndoshta edhe nuk ka qenë shqiptar, Makiaveli, por do të ketë mësuar nga praktika jonë! Fundja, ai nuk ishte as italian. Krejt teorikët e famshëm thonë se kombet kanë lindur shumë më vonë! Pas Skënderbeut edhe pas Makiavelit!
Brenga ime nuk ka të bëjë me votat! Ato mbase tashmë janë numëruar! Brenga kryesore mbetet: çka pas elefantit?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos