Si ta lehtësojmë çantën e nxënësve?
Nxënësit e shkollës fillore e sidomos ata të ciklit të ulët, çdo ditë bartin çanta të mbingarkuara me tekste dhe materiale tjera shkollore. Ne takojmë çdo mëngjes dhe çdo pasdite djem dhe vajza të cilët me vështirësi ecin rrugës për në shkollë, të kërrusur nga pesha e rënd e çantës që ata bartin në shpinën e tyre. Kjo është një brengë që na mundon neve të gjithëve: si prindër, si mësues dhe edukatorë. Kjo duhet të jetë brengë edhe për Ministrinë e Arsimit dhe për mbarë shoqërinë. Të gjithë ne duhet të mendojmë dhe analizojmë: pse nxënësit tanë bartin dy e më shumë tekste, fletore pune e material tjetër shkollor, për një lëndë mësimore?
Barra e rëndë e çantës mbi supe e dëmton shtyllën kurrizore të fëmijës. Kështu, për shkak të peshës së rënd, mund të ndodhë që fëmija të kërruset shumë përpara dhe ashtu do të lakoi shtyllën kurrizore. Të dhënat në institucionet shëndetësore tregojnë se jo vetëm te ne, por edhe në vendet e zhvilluara, ka shumë fëmijë me shpinë të përdredhur, të përkulur, këmbë me shputa të rrafshëta e të lakuara në formë të shkronjës “X’ dhe probleme të tjera shëndetësore. Shkaqet janë të ndryshme, por çanta e rëndë është një nga shkaqet kryesore, sidomos te fëmijët që janë shëndetlig dhe jo mirë të zhvilluar (sidomos të ata që përshkojnë rrugë të gjatë deri në shkollë, nëse kësaj i shtohet fakti se shumë fëmijë tanë rrjedhin nga familje të varfra, të cilët nuk kanë këpucë të duhura dhe veshje adekuate). Prandaj, nuk duhet të habitemi që fëmijët tanë shpeshherë ankohen se kanë dhimbje në këmbë ose mbrapa në kurriz. Krejt kjo shkakton lodhje dhe plogështi te nxënësi dhe kështu të molisur, ata nuk janë në gjendje të përcjellin procesin mësimor të mësimdhënies dhe nxënies. Kjo ndikon shumë në mos suksesin e tyre: ata janë pasiv gjatë mësimit, nuk dëgjojnë dhe nuk shfaqin interesim për mësim.
Prandaj, shtrohet pyetja: kush duhet dhe çka duhet ndërmarr që të lehtësohet çanta e fëmijëve që bartin në shkollë? Kjo është e mundshme të realizohet, por duhet patjetër që të angazhohen MASHT-i, mësuesit dhe prindërit.
Ministria e Arsimit duhet urgjentisht, nëpërmes ekspertëve, të zhvillojë një strategji për të lehtësuar peshën e çantave shkollore që bartin nxënësit tanë. Të bëhen ndryshime të kurrikulave për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Këto ndryshime të bëhen në mënyrë që të shmangen ripërsëritjet e temave të njëjta në tekstet e fushave të ndryshme arsimore, që krijojnë mbingarkesa tek nxënësit.
Duhet të reduktohen plan-programet mësimore dhe numri i teksteve për fushat mësimore, ato t’i përshtatën kurrikulit sipas shkallëve dhe niveleve arsimore. Të hartohen tekste shkollore të integruara për disa fusha mësimore, varësisht nga shkalla apo niveli arsimor, të mbështetura në kompetenca dhe rezultate mësimore qe duhet t’i përvetësojnë nxënësit në fusha të caktuara mësimore.
MAShT duhet të përcaktojë me Udhëzim Administrativ tekstin bazë të obligueshëm për përdorim për lëndët mësimore nga ana e mësimdhënësit. Të sigurohen mjete qe të fillohet me projekte të reja për të zbatuar mësimin elektronik në shkolla, nëpërmes kompjuterit, me video dhe "E-tekste“ të cilat do ti’ zëvendësojnë tekstet e shtypura, me çka do të lehtësohet çanta e nxënësit.
E-tekstet të vendosen në server të MASHt-it, në formate që nxënësit dhe mësuesit të jenë në gjendje për t’i shkarkuar dhe ruajtur në kompjuterët e tyre personalë. Por, do të duhet lejuar edhe printimi i tyre i tërësishëm ose i pjesshëm me printerë në shtëpi, shkolla apo në dyqane ekzistuese për fotokopjime, sipas nevojës, pa cenimin e autorësisë se tekstit. Mësuesit në ketë mënyrë do të zgjidhnin tekstin, ndërsa nxënësit do të kujdesen për të shtypur vetëm ato faqet që ata kanë nevojë sipas kërkesës, ndërsa materialin tjetër do të lexojnë drejtpërdrejt nga monitori i kompjuterit sipas nevojës.
Mësuesit duhet për çdo ditë paraprakisht t’i përcaktojnë dhe t’ju tregojnë fëmijëve se cilat libra dhe fletore duhet t’i bartin me vete, për ditën vijuese te mësimit dhe mos t’i marrin librat dhe fletoret që nuk kanë nevojë për at ditë. Në shikim të par[, kjo mësueseve ju duket që janë të paaftë të realizojnë ketë detyrë. Megjithatë, këta janë ata të cilët mund të ndihmojnë që çanta shkollore e nxënësve të jetë sa më e lehtë, e sidomos për nxënësit e klasave të ulëta të shkollës fillore.
Liria për mësuesit që ata të përzgjedhin tekstin e preferuar, formatin dhe madhësinë e fletorëve dhe mjeteve tjera mësimore, duhet të anojë në zvogëlimin e mbingarkesës së nxënësit. Sot në tregun e lirë kemi oferta të shumëllojshme, prandaj duhet të zgjidhen tekstet e cilësisë së mirë që janë të qëndrueshme dhe kanë qasje më të mirë për moshën e nxënësve. Kur zgjedhen fletoret, duhet patjetër nxënësve t’ju rekomandojmë format të vogël te fletoreve (A5).
Shkolla, bashkë me komunitetin, duhet të zhvillojë projekte qe në hapësirat e shkollës, në korridore dhe klasa të instalohen dollap për çdo nxënës, për ruajtjen e teksteve shkollore, dhe varësisht nga përzgjedhja e mësuesit, nxënësit do t’i mbajnë në çanta për në shtëpi vetëm librat që ata kanë nevojë për ditën e nesërme.
Prindërit duhet të përkujdesën çdo herë për fëmijët e tyre, duke i përgatitur për shkollë sipas orarit të mësimit dhe këshillave të mësuesit. Ata duhet të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm që fëmijët e tyre t’i pajisin me këpucë dhe rroba që sigurojnë komoditet dhe nuk e vështirësojnë lëvizshmërinë e fëmijës.
Prindërit, mësuesit dhe vet fëmija duhet të pranojnë qëndrimin pedagogjik që nxënësit duhet të vijnë në klasë me një perceptim të mirë, kujdes të shkëlqyer dhe të jetë fizikisht dhe mentalisht të përgatitur për procesin e mësimdhënies dhe nxënies.
Prindërit, kur e blejnë çantën, duhet të kujdesen që ajo të jetë e lehtë, të ketë formë anatomike dhe e punuar nga materiali që nuk lëshon shiun, që mos t’i dëmtoj librat në çantë. Të përzgjedhin çantën qe i ka shiritat e përshtatshëm për supe dhe të mbushur me materiale të buta, të cilat ndalojnë dhimbjen në shpatulla dhe mundësojnë shpërndarje të ngarkesës mbi sipërfaqe me të madhe. Duhet të shmangen çantat tepër të mëdha, sepse japin hapësirë për vendosjen e shumë gjërave të panevojshme nga ana e fëmijës, të cilat do të rezultojnë në rritjen e barrës.
Para se të shkojnë fëmijët në shkollë, të kontrollohet pesha e çantës se tyre, ashtu qe mos të peshon më shumë se 20 për qind e peshës së fëmijës. Nëse çanta është shumë e rëndë, kontrolloni përmbajtjen, sepse shumë gjëra mund të barten ndaras nga tekstet – për shembull pajisjet për edukate fizike, ose gjërat ushqimore mund të barten në dorë në një qese të veçantë.
Fëmijët duhet këshilluar që çanta duhet të bartet në të dy supet e jo varur vetëm në njërën, sepse kjo ndihmon të mbahet pesha e balancuar dhe parandalon dhimbjet në shpinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BLERA.jpg)
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
![PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vlora-Citaku-780x439.jpg)
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re