Si ta kuptojmë Ivica Daçiqin!
S’ka fare mëdyshje se kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) dhe Ministri i Punëve të Brendshme (në detyrë) i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, e përdori postin e lartë shtetërore si kreu i Policisë serbe, që të përfitoj sa më shumë vota politike përpara zgjedhjeve Parlamentare, Presidenciale dhe lokale në shtetin e tij, me aksionet brutale policore të ditëve të fundit.
Ai viktimizoi shqiptarët deri në turpërim, duke paraqitur me fodullëk fotografitë e policëve me uniformën e shtetit të Kosovës të shtrirë për toke, “si shenjë e epërsisë politiko-ushtarake” që, sipas tij, Serbia ka mbi Kosovën.
Daçiqi po ashtu zuri dhunshëm një grusht shqiptarësh në Luginën e Preshevës, duke treguar histerinë e tij patologjike raciste antishqiptare, vetëm 36 orë përpara datës së zgjedhjeve në Serbi. Dhe, duket se këto vepra kanë sjell rezultat të pëlleshëm në fatin e tij politik në krye të PSS-së, sepse po del se pikërisht ai do të jetë faktori kyç në krijimin e qeverisë së re në Beograd (ngaqë udhëheq një grup prej më shumë se 40 deputetësh në Kuvendin e Serbisë).
Ivica Daçiqi asnjëherë nuk i ka fshehur ambiciet e tij për t’u vënë në krye të qeverisë së Serbisë dhe mesa duket tani ka ardhur ora e tij, sepse as Tomislav Nikoliqi e as Boris Tadiqi nuk e kanë numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të krijuar qeverinë vetëm.
Por, kur bërja e institucioneve shtetërore të Serbisë do të mbarojë, çfarë mund dhe duhet të presim nga faktori Daçiq dhe PSS?
Është e sigurt se ai akoma mbetet besnik, ekzemplar i shëmtuar i politikës raciste, ksenofobe dhe ultranacionaliste të pararendësit të tij Slobodan Milosheviq – nxënës i dëgjueshëm i porosive të tij. Është e qartë se ai jo vetëm që nuk i pëlqen shqiptarët, por edhe është i gatshëm t’ju vërsulet, t’i turpëroj dhe t’i arrestojë e kërcënojë ata kudo ku mundet dhe arrin. Dhe, në fund, është e qartë se zotëria në fjalë është i gatshëm që të shkëputet nga shqiptarët njëherë e përgjithmonë, sepse ai është ndër politikanët e paktë të Serbisë që ka propozuar ndarjen e veriut të Kosovës (në shkëmbim të bashkimit të asaj çka mbetet nga Kosova me vendin amë Shqipërinë).
Tani që pazari i tij politik është rritur në Serbi, hapat konkret në këtë drejtim janë shumë të mundshëm, duke kujtuar deklaratën e tij dhënë në nëntor 2011 se “Serbia s’ka problem me Shqipërinë, sepse atë e kanë njohur si shtet që 75 vjet, por problemin e ka me ekzistimin e Kosovës si shtet”.
Në dritën e këtyre zhvillimeve nga ana shqiptarëve, lipset një përkujdesje shumë më e madhe ndaj qëllimeve dashakeqe serbe, një syçelëti fajkoi kur është fjala për raportet politike me Serbinë, dhe një orientim drejt interesave kombëtare – ndryshe nga verbëria që disa organe të caktuara ndërkombëtare po tregojnë ndaj Kosovës (kam parasysh këtu BE-në e përçarë në raport me Kosovën, por që akoma jep me gishtin detyrues urdhra dhe paragjykime për Kosovën).
Zaten Kosova tashmë është shtet dhe ka ardhur koha që të formatizohet si i tillë edhe në politiken ditore dhe afatgjate, sepse interesat kombëtare të shqiptarëve nuk i mbron askush tjetër përpos vet shqiptarët.
Tani që kombi ynë i lashtë, i vyer dhe i qëndrueshëm po faktorizohet, sofistët si Ivica Daçiq po e vërejnë këtë dhe duan që t’ia ndalin frymën rritjes së tij.
Mbetet nga politika e Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Preshevës dhe Tetovës, që duke bashkërenduar punën me maturi dhe aftësi, t’i kundërpërgjigjen Daçiqit, Gruevskit dhe të tjerëve si këta, me gjuhen e fortë të argumentit pragmatik, për pakëputshmërinë e kombit, të shtetit dhe gjuhës së shqiptarëve në trojet e veta historike. Është koha që dredhitë e Daçiqit, Gruevskit dhe pinjollëve të tyre t’i kthejmë në faqen e shëmtuar që ata njëmend e kanë dhe që bota akoma nuk po ua sheh, e pastaj ta shfrytëzojmë pikërisht këtë situatë drejt përparimit të kauzës sonë kombëtare.
Mjaft të tjerët kanë përfituar nga emri i shqiptarit. Radha është e jona, që edhe ne të shohim përfitime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës