Nuk është hera e parë që Berisha shpreh dëshirën për të blerë aksione në Termocentralin “Kosova C”, një ide me vlerë prej 2-3 miliardë euro. Ide apo deklaratë miliardësh.
Shqipëria kërkon të bëhet aksioner dhe të financojë projektin kosovar për ndërtimin e termocentralit gjigant Kosova C. Kryeministri Sali Berisha në takimin e tij me homologun kosovar Hashim Thaçi ka pasqyruar rëndësinë e projektit për ndërtimin e këtij termocentrali dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë Shqiptare për të financuar këtë projekt mjaft të rëndësishëm.
“Për shkak të përmasave të tij, kompleksitetit të procedurave të një vepre kaq të madhe, ne po shqyrtojmë mundësinë që të jemi aksionar te Kosova C mbi baza tregtare me kompanitë që do punojë për realizimin e këtij projekti me rëndësi për të dyja vendet” – tha Berisha.
Nuk është hera e parë që Berisha shpreh dëshirën për të blerë aksione në Termocentralin “Kosova C”, një ide me vlerë prej 2-3 miliardë euro, ndërsa këtë plan e ka konfirmuar edhe drejtori i Përgjithshëm i KESH, Gjergj Bojaxhi.
Sipas asaj deklarate të bërë në fund të muajit prill – “Shqipëria do të investojë në termocentralet e Kosovës përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit”. FSHZH është një institucion buxhetor që gjatë viteve të fundit ka menaxhuar disa dhjetëra-milionë dollarë në projekte për ndërtim infrastrukture rurale.
Më herët, kryeministri Berisha pati deklaruar se dëshironte të bashkëfinanconte një termocentral të stërmadh në Kosovë. “Ne do të jemi aksionarë jo të parëndësishëm në termocentralin “Kosova C”, – tha ai.
Ide apo deklaratë miliardësh
Kosova ka rezerva qymyri prej 14 miliardë tonësh, qymyr që gjendet shpesh në sipërfaqe e që ka karakteristika të shkëlqyera. Qymyri nuk është një mall që shitet me shumicë në tregun ndërkombëtar, por çmimi i tij vlerësohet në rreth 20 dollarë për ton sot. Katër vende shpresojnë se këto rezerva qymyri do t’i japin energji të lirë.
Serbia ka në plan të lidhet me gazin rus, për ta patur si alternativë kundrejt qymyrit të Kosovës. Maqedonia shpreson se me këtë qymyr do të mbajë në punë termocentralin e Bitolas (Manastirit), i cili aktualisht është jashtë pune, për shkak se nuk ka qymyr. Shqipëria shpreson të balancojë konsumin e vet energjetik, ndërsa Mali i Zi e sheh si burimin më të afërt energjetik.
Energjia e prodhuar nga qymyri i Kosovës ka një kosto prej rreth 23 eurosh për mega/vat sot, ndërsa nëse ndërtohen termocentrale të mëdha, kostoja mund të ulet edhe më tej.
Ky është burimi më i lirë i energjisë elektrike sot për sot në botë pas energjisë së centraleve bërthamore, ku kostoja e prodhimit varion nga 12 në 18 euro për MË.
Por megjithëse në shifra duket e lehtë, në realitet, Kosova nuk ka burime financiare për të ndërtuar termocentrale, ndërsa investitorët e huaj duket se nuk janë shumë të interesuar për të rrezikuar paratë e tyre, në zona të pastabilizuara si Ballkani. Investimet nga grupi i Bankës Botërore shihen ende si të largëta, për shkak se anëtarësimi i Kosovës në institucionet financiare ndërkombëtare do të kërkojë edhe shumë kohë.
Termocentrali “Kosova C”, është i ideuar si një termocentral gjigant, me kapacitet të instaluar 2100 deri në 3 mijë MË. Termocentrale të tillë mund të kushtojnë 2-3 miliardë euro, ndërsa e gjithë ekonomia kosovare prodhon 3.2 miliardë dollarë në vit. Edhe Shqipëria nuk ka potencial ekonomik për sipërmarrje të tilla, ndërkohë që Kosova duket se ka disa probleme të tjera emergjente për të zgjidhur, para se të fillojë planet për zgjerimin e kapacitetit energjetik.
Që kur Kosova u çlirua nga Serbia, donatorët ndërkombëtarë kanë derdhur më shumë se 1 miliardë euro në sistemin energjetik të vendit, por kjo gjë nuk ka garantuar furnizim të rregullt të popullatës. Termocentrali “Kosova A” duhej të qe mbyllur shumë vite më parë, ndërsa mbajtja hapur e TEC “Kosova B” deri në vitin 2023 do të kërkojë investime të tjera.
Kosova ka nevojë për 1.2 miliardë euro “investime imediate” para fillimit të ndërtimit të “Kosova C”, thuhet në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave të Kosovës. Nga këto, 237 milionë euro duket se do të kushtojë hapja e minierave të reja të qymyrit, të nevojshme për të furnizuar me lëndë të parë termocentralet ekzistuese.
KEK ka aktualisht 200 milionë euro borxhe, ndërsa KESH, nuk ka qenë në gjendje deri më sot të menaxhojë ndërtimin e Termocentralit të Vlorës. I projektuar për të nisur punë në vitin 2003, Termocentrali i Vlorës filloi të ndërtohej vetëm vitin e kaluar, pra, katër vite me vonesë.
Një ekspansion shqiptar
Lajmet për projekte gjigante janë të zakonshme në Shqipëri. Gjatë vitit të fundit, janë njoftuar plane për termocentral qymyri prej 1500 mega, termocentral gazi prej 1200 mega, termocentral bërthamor, hidrocentral në jug me vlerë 1 miliardë euro dhe së fundmi, lajmi se Shqipëria do të investojë për ndërtimin e TEC “Kosova C”.
Në kuadër të lajmeve me miliarda euro, ideja për investime në Kosovë duket gjithsesi më normale sesa centrali bërthamor, por sot për sot është thjeshtë një mendim, dhe të tilla në Ballkan ka shumë.
Gënjeshtra e madhe e qymyrit të pastër
Teknologjia e kapjes së karbonit, rezulton më shumë një fushatë marketingu
Që prej tre vitesh, gjigantët botërorë të energjisë elektrike kanë nisur një fushatë reklamuese në përmasa të mëdha, për të pastruar imazhin e qymyrit si një lëndë djegëse ndotëse për ambientin.
Me reklama të shumta e me institute kërkimore, lobingje të tilla ia kanë dalë që në shumë vende të arrijnë të stabilizojnë marrëdhëniet me komunitetet dhe të shmangin protestat ambientale. Lobingje të fuqishme në Gjermani kanë arritur të marrin licenca të reja për ndërtim termocentralesh qymyri, ndërsa përballë nevojës për energji të lirë, qeveria i ka dhënë këto licenca pa i ngarkuar me kredite CO2 dhe pa i vendosur limite emisioni.
Qymyri po rikthehet në përdorim në të gjithë botën, kryesisht për shkak të nacionalizimit të shpejtë të burimeve të naftës dhe të gazit. Në shumë vende europiane, qymyri po shihet si shteg rrugëdaljeje nga varësia energjetike (e rrjedhimisht, politike) nga Rusia. Në Ukrainë, Rumani, Poloni e Gjermani, minierat dikur të braktisura po rihapen.
Çdo plan për ndërtim termocentrali qymyri, shoqërohet me lajme mbi teknologjinë e re të kapjes së dioksidit të karbonit dhe depozitimit nën tokë. Qymyri është bërë gjithashtu ekonomik, për shkak se gjenerata e re e termocentraleve ka rritur eficiencën nga 35% që është për TEC-et ekzistuese, në 45%.
Por teknologjia e re e kapjes së karbonit, e cila nënkupton që gazi ndotës të transportohet përmes tubacioneve në distanca të largëta dhe të depozitohet nën tokë në burime të shteruara nafte ose gazi, mbart një kosto financiare tepër të lartë. Eficienca fizike e termocentraleve ulet në 15%, ndërsa kostoja financiare është e papërballueshme.
Kostoja e prodhimit të një kilovati me qymyr rritet nga 3 cent të dollarit që është sot, në 10 cent. Për më tepër, sistemi i kapjes dhe magazinimit të dioksidit të karbonit, pritet të jetë një teknologji e disponueshme vetëm në vitin 2020, ndërsa parashikohet se në atë kohë, etja e Europës për energji do të jetë aq e madhe, sa askush nuk do të shqetësohet për problemet ambientale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje