Si duhet të zgjidhet nyja e Mitrovicës?
Para se t’i hyjmë ndonjë analize më të thellë çështjes së (ri)bisedimeve për veriun e Kosovës, apo thënë më konkretisht për Mitrovicën, do të ishte mirë të kemi një analizë më thukët para së gjithash sociologjike, lidhur me një tipologji e konfliktit që ka gjeneruar dhe e ka tërhequr vëmendjen e opinionit të jashtëm dhe sidomos atij të brendshëm në Mitrovicë dhe përgjithësisht në Kosovë.
Cilit tip të modelit të konfliktit i takon rasti i Mitrovicës?
Kundrimi që Kosova dhe prania e EULEX-it, IFE_sit, KFOR-it dhe e OSBE-së, të mbahen në suazat e një gjendjeje të pritjes , si edhe refuzimi gati i pa arsyeshëm që të gjendet një modus vivendi për pjesën veriore të Kosovës- më konkretisht për Mitrovicën,, ashtu siç sugjeron Plani i Ahtisarit dhe sidomos Kushtetuta e re e Kosovës me hipotekën e djallëzuar se kështu problematizohen stabiliteti dhe siguria në Ballkan, si dhe krijohen situata të paparashikueshme për mbarë Evropën Juglindore, është një pozicionim kujtojë tejet i ngathtë (por jo edhe i qëlluar hëpërhë!), që, me siguri, në suaza pakëz më të gjata, do të ndikojë edhe m’ shumë në (mos)pajtimin e gjithëmbarshëm ndëretnik mes komuniteteve të hasmuara jo rastësisht në luftën e ndodhur në fund të mileniumit të kaluar.
Qasja e kësisoj e qendrave të vendosjes, pra dhe të gjitha qeverive të pasluftës së Kosovës në fakt dërgon tri mesazhe të mundshme: Një, Serbisë sistematikisht ia ushqen edhe më tej shpresën për ta rikthyer (de jure, se de facto e kontrollon?!) edhe një herë pjesën veriore të Kosovës nën sovranitetin e vet, që ishte tundur dukshëm gjatë kohës së tërheqjes.
Dy, për shqiptarët fuqizohet në mënyrë permanente stereotipi si rebelues që në rajon vetëm sjellin probleme dhe nuk janë në gjendje të qeverisin me vetveten dhe grupet minoritare në shekullin e ri ku të gjitha të drejtat minoritare janë të standardizuara me karta dhe marrëveshje ndërshtetërore.
Tre, ndër shqiptarët e pakënaqur (në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës) me shkallën e lirisë së fituar dërgohet mesazhi se e vetmja zgjidhje është bashkimi i të gjitha trojeve në Ballkan, si një e drejtë e tyre natyrore dhe e pakontestueshme.
Ajo çka duhet nxjerr si mësim, është se në situatat konfliktuoze, që zakonisht identifikohen pas katrahurës së luftës, ashtu siç bie fjala ndodhi në Bosnjë, Kroaci etj., zakonisht si nevojë dhe si domosdoshmëri historike, shfaqen modelet e zgjidhjeve të këtyre konflikteve ndëretnike, të cilat një kohë kanë pasur probleme të natyrës së diskriminimit, segregacionit, shantazheve etj.
Por cila është zgjidhja më e mirë në rastin e Kosovës?
Zgjidhja a pajtimi ndërmjet këtyre komuniteteve, zakonisht konsiston në këmbimin e informatave të duhura mbi interesat dhe prioritetet e tyre në konflikt, duke e ndërgjegjësuar vetëdijen e tyre politike, ekonomike, juridike etj.
Në teoritë sociologjike, mund të hasim argumente të besueshme, të cilat flasin për mundësitë, pastaj përvojën e zgjidhjes së problemeve ndëretnike, si dhe krijimin e klimës së tolerancës ndërmjet grupeve, racave dhe identiteteve të ndryshme etnike në botë. Një ndër këto teori që dekadave të fundit do të thoshim e alarmuan atmosferën e ndërgjegjësimit ndëretnik, pa dyshim, është edhe ajo e cila e pamundëson zgjerimin dhe eskalimimin e situatës, në gjendje të ashtuquajtur sociologjikisht kompetitive.
Zgjidhja e suksesshme e problemeve ndëretnike, si përvojë e vendeve dhe popujve të infektuar me dozën e urrejtjes të shkaktuar nga plagët e vrasjeve masive, përkatësisht luftërave gjenocidiale (rasti i Bosnjës, Ruandës, Çeçenisë dhe Kosovës)- kryesisht mund t’i udhëzojë tri modele, tash për tash më të angazhuara dhe më të sprovuara edhe nga institutet më eminente ndërkombëtare: kompromisin, pajtimin me procedurën përfundimtare dhe zgjidhjen integrative.
1. Modeli i kompromisit:
Kompromisi, në esencë, nuk është asgjë tjetër, veçse do të thoshim një marrëveshje në mes të dy grupimeve të përafërta numerikisht etnonacionale, brenda suazave të një konstruksioni shtetëror, që kanë si imperativ arritjen e një zgjidhjeje të pajtueshme për të dy palët konfliktuoze. Thënë më thjesht, ky koncept zakonisht përdoret në terminologjinë politike dhe ka kuptimin e një pajtimi të ndërsjellët, mirëpo kuptimi i tij është pakëz më i gjerë, ngase me të shpeshherë nënkuptojmë edhe ato marrëveshje që kanë konotime dhe porosi të zmbrapsjes nga kërkesat e mëhershme maksimaliste të njërit prej komuniteteve etnike.
Nuk thuhet kot se kompromisi ngandonjëherë nënkupton edhe aso situatash, kur palët konfliktuoze nuk ndahen të kënaqura me arritjen e marrëveshjes, të cilën e determinojnë shumë faktorë jashtë argumenteve që shtrohen zakonisht në tavolinën e gjelbër të politikanëve. Ky model, në rastin e Kosovës, do të thoshim është i pa aplikueshëm edhe për shkak të prejudikimit kuantitativ etnonacional.
Më i afërt do të ishte, bie fjala, në rastin e Maqedonisë, ku grupet e ndryshme etnike për nga numri janë shumë më të përafërta 30 %(zyrtarisht) gjer 40%-45%(jo zyrtarisht) me përkatësi etnike shqiptare dhe mbi 50%(zyrtarisht) me përkatësi a prejardhje maqedonase. Ky model do të ishte shumë i preferueshëm edhe për rastin e Bosnjës, ku përafërsisht bashkësitë etnike të tri grupimeve etnike, që ishin në konflikt (serbët, boshnjakët dhe kroatët)- do të mund të pajtoheshin më lehtë me “natyrën e kompromiseve” ndëretnike.
2. Modeli i pajtimit me procedurë përfundimtare:
Pajtimi me procedurën përfundimtare, siç mund të nënkuptohet edhe vetvetiu, nuk është zgjidhje a agjendë e vetme e alternative që do të mund t’i afrojë serbët dhe shqiptarët në tavolinën e pajtimit. Ngandonjëherë përfundimi i negociatave a zgjidhja përfundimtare e problemeve të kësaj natyre, mund të arrihet edhe përmes marrëveshjeve paraprake mes komuniteteve, që ende mund të cilësohen si të armiqësuara. Kjo, pra, është ajo faza, e cila mund të keqinterpretohet nga të dy bashkësitë etnike, për gjoja “tolerimin e skajshëm” të njërës bashkësi ndaj bashkësisë tjetër etnike. Shqiptarët do të mund të thoshin se serbëve lokalë po u ofrohet “gjithçka, vetëm e vetëm që të futen në procesin e qeverisjes Kosovare, kurse serbët se me projektin e Ahtisarit po e humbin jo vetëm identitetin shtetëror, por edhe atë etnik.
Në fakt, ky model a tip i negocionimit, nuk do të ishte i preferueshëm në ndërtimin e raporteve ndëretnike në Kosovë. Arsyet janë të shumta, kurse ne do të përmendim vetëm disa sosh:
b. 1. Në rastin e armiqësive të thella, siç është rasti i Kosovës, ku komunitetet e armiqësuara kanë dalë nga një luftë e natyrës etnike, që si pasojë kërkojnë njëra pavarësinë (nga ish- Jugosllavia (tash Serbia), kurse tjetra reintegrimin Serbi, është gati pothuajse e pamundur të kërkohet ekspres- pajtimi ndëretnik, derisa në të dy anët e komuniteteve ende ka papajtueshmëri rreth amësisë së shtetit të tyre, gjë që është pengesë serioze dhe e dëshmuar gjatë kësaj dekadës së fundit.
b. 2. Ky model, për shkak të mospranimit (por jo edhe për shkak të mos definimit kushtetues të statusit të secilës palë) e sidomos siç është dëshmuar për shkak të papajtueshmërisë për të jetuar bashkërisht afër njëri tjetrit do të mund ta neglizhonte shumë çështjen e pajtimit ndëretnik.
Derisa në Serbi grupet e ndryshme etnike, sidomos aludimi do të mund të vlejë për hungarezët, shqiptarët, malazezët etj., ende prejudikohen me terminologjinë komuniste si pakica kombëtare, pakica etnike etj., pra, grupime që automatikisht atyre u dhurojnë sipas ligjeve paragjykuese statusin e një minoritetit etnik (jo edhe qytetar, siç do të duhej të ishte në të vërtet), që më vete do të duhej të barttë edhe hipotekën e qytetarit të rendit të dytë(!), që rrethanat e reja nuk do të duhej t’i duronin dhe pretendonin t’i afirmonin si vlera të reja të shoqërisë civile.
3. Modeli i zgjidhjes integrative:
Zgjidhja integrative, si zgjidhje integrative e pajtimit ndëretnik, është ajo që dosido konsiston në qetësimin e shpirtrave të trazuar të të dy palëve që gjenden për një kohë të gjatë në një armiqësi ndëretnike, shkaku i ndonjë interesi politik, ekonomik a juridik. Në përvojën e grupeve pajtuese, që njihet si palë e tretë, mund të hasim në disa tipe a lloje të zgjidhjeve për problemet dhe konfliktet ndëretnike.
Tipi i parë, i identifikuar si zgjidhje integrative, presupozon rritjen e “karotës” së premtuar nga pala e tretë negocionuese, prapa së cilës qëndrojnë institucionet e rëndësishme ndërkombëtare( në rastin e Kosovës SHBA-t, Evropa, OKB-ja, etj.), me qëllim që të neutralizohen kërkesat (që ne në Kosovë po i shquajmë si “vullnet i popullit”, “synimi për ta realizuar identitetin shtetëror” etj.) maksimaliste, nga këndvështrimi i njërës palë, ndërsa natyrore, nga këndvështrimi i palës tjetër.
Tipi i dytë ka të bëjë më tepër me prejudikimin e “kompensimeve” ( më tepër do të thoshim materiale, morale etj.) në stilin”ti mua, unë ty”, gjersa tipi i tretë, ka të bëjë me reduktimin a zvogëlimin e humbjeve minimale në planin strategjik, ushtarak, ekonomik dhe atë njerëzor të grupeve etnonacionale të gjendura në situata konfliktuoze.
Në këtë kontekst, shtrohet pyetja se si mund të zgjidhen problemet ndëretnike? Apo cilat janë përvojat e të tjerëve në këtë fushë shumë të “ndjeshme” për qendrat e vendosjes, për të cilën politikanët a partitë tona politike kanë pak, për të mos thënë kurrfarë informacionesh (përveç atyre të përgjithësuara nga dëshirat dhe aspiratat individualiste të grupimeve politike) nga estabilishmentet e tyre profesionale?
Ne këtu, në pamundësi të elaborimit të të gjitha dimensioneve të kësaj problematike, në rastin e Kosovës, do të thoshim se hapat më kreativë që nevojiten për t’i zgjedhur edhe konfliktet më të ndërlikuara ndëretnike, zakonisht preferojnë hapa që synojnë kah zgjidhjet integrative, që përfundojnë me hepiend.
Te shqiptarët fitohet përshtypja se njëmendësisht ata do të mund ta vënë nën kontroll strukturën e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare, bile në mos për asgjë tjetër, atëherë për shkak të numrit më të madh të deputetëve, që aktualisht i kanë në parlamentin demokratik të Kosovës, kurse tek serbët ajo e “bllokimit”të vendimeve parlamentare, në procesin e vendosjes (shkaku i mekanizmit të automatizimit, që paraprakisht i katapultoi 10 deputetë serbë!), dhe ajo e “integrimit” formal të tyre si komunitet me rëndësi në ndërtimin e institucioneve të para demokratike të Kosovës.
Sipas rekomandimeve tona, tipit të ndodhur të konfliktit në rastin e Kosovës, i cili i ka rrënjët gati te një periudhe shekullore, nuk do të mund t’i mjaftojnë vetëm modelet dhe tipologjitë e negocionimeve klasike, të bie fjala“kompromiseve” dhe të atij të”pajtimit me procedurë përfundimtare”, a të atij të”zgjidhjes integrative”, të cilët, dosido, janë të mirëpritur për t’i konsultuar, bile për shkak të shkallës së suksesit të tyre afatgjatë në vendet ku ishin provuar problemet e përafërta të natyrës etnike, politike, të drejtave të njeriut etj., në mënyrë që të absorbohen përvojat pozitive dhe ato negative.
Në këtë drejtim, e ndjejmë si obligim moral që me ekspertët që i disponon, t’i ofrojë jo vetëm njohuritë mbi përvojën e të tjerëve, por edhe opinionin e vet akademik lidhur me këtë problematikë. Fitohet përshtypja se partitë e mëdha politike, sikur kanë krijuar përshtypjen e vetëkënaqësisë me prezencën e vetvetes në skenën politike, gjë që është e pamjaftueshme kur të kihen parasysh ritmet e ardhshme të zhvillimeve rreth mënyrës a ofertës që duhet ta kenë ato para bashkësisë ndërkombëtare, për integrimin e komuniteteve të tjera në strukturën organizative, ndërtuese etj. të legjitimitetit të ri demokratik në Kosovë.
Por, a do të ndahet Mitrovica?
Para ca vitesh, në një takim ekspertësh rajonalë, mu ditën kur Projekti i Ahtisarit duhej të debatohej në Këshillin e Sigurimit, si panelist i vetëm që isha nga Kosova, rastisa të ri dëgjoj “ofertën” për idenë e ndarjes së Kosovës nga goja e ish- shefit të diplomacisë serbe. Në fillim, e kundërshtova me shumë pretekste (siguria rajonale, stabiliteti i pasigurt, ndarja e padrejtë më 1912-ën etj.); shkencore, politike, historike e gjeostrategjike, duke qenë i bindur kështu se “pavarësia e mbikëqyrur” , që, sipas të gjitha gjasave, ishte një projekt i përbashkët i sugjeruar tërthorazi nga ndërkombëtarët, për momentin aktual politik, ishte ndoshta opsioni më i pranueshëm si për Serbinë, ashtu edhe për Rusinë në Këshillin e Sigurimit. Rregulla e vjetër, e thënë me njëfarë eufemizmi pak a shumë diplomatik, se “prapa çdo interesi politik fshihet ai (i njëmendët) ekonomik”, më së miri pasqyrohet në përvijimet e konturave, që kanë filluar të ndërthuren përkitazi me enklavizimin, kantonizimin a edhe “ndarjen e brendshme” të Kosovës, ku si model sprovues dhe arsyetues merret rasti i Mitrovicës. Përse mu ky dhe jo ndonjë tjetër, shtrohet pyetja? Arsyet, do thoshim, janë të shumta, ndërsa më kryesoret do të mund të numëroheshin lidhja e saj gjeografike me Serbinë, motivimi i pasurisë dhe begative nëntokësore, që i posedon pellgu i Trepçës, koncentrimi dhe barrikadimi i minoritetit serb në këtë qytet, mundësia e lëvizjeve të shpeshta të paramilitarëve dhe militarëve serbë nga Serbia në Kosovë, si edhe roli gjeostrategjik që e ka ky qytet.
Në favor të kësaj teze, flasin koncentrimet e jo rastësishme të militarëve serbë, si edhe “hyrje-daljet” e shlirshme të paramilitarëve, militarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të shërbimeve sekrete serbe, në pjesën veriore të këtij qyteti të Kosovës, të cilët, përkundër prezencës së policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it dhe KFOR-it, atë e kanë bërë poligon të dhunës etnike.
A mund të ndahet, pra Mitrovica, e së bashku me të edhe Kosova, me përqindjet (15-20 % serbe 80- 85 % shqiptare) e kalkuluar nga strategët politikë dhe ushtarakë serbë? Ose, sa mund të duket i mundshëm shkëmbimi (apo disa analist tonë dhe të jashtëm që po e shquajnë edhe si ripërkufizim!?)i territoreve të Kosovës Lindore me pjesët e Kosovës veriore, synim ky që ngadalë, por sigurt, po tentohet të futet edhe në disa qarqe zyrtare të Brukselit. Të informuarit mirë do të thoshin se këtë nuk e lejon asnjë paragraf i i Planit të Ah8tisarit, as Rezolutës 1244, madje as një paragraf i Marrëveshjes historike ushtarake mes NATO-s dhe UJ-së, në Kumanovë, por ja që e thotë tashmë haptas edhe Beogradi e edhe të tjerët?!
Marrë parasysh se Mitrovica, si territor i tërësisë territoriale administrative të Kosovës, është më së afërmi gjeografikisht me Serbinë, përmes të cilit dosido mbyllet i ashtuquajturi “korridor funksional”, që i lidh territoret e Kosovës, Sanxhakut dhe të Malit të Zi, së bashku me Bosnjën.
Brukselit, pa dyshim që do t’i ndihmonte mjaft shumë përcaktimi i prerë i politikës dhe i diskursit udhëheqës në Kosovë, po qe se ata prononcohen, e sidomos kujdesen që përgjigja e tyre lidhur me serbët e koncentruar në Mitrovicë, të mos i ngjasonte konfliktitit, apo dëbimit të tyre në Serbi.
Në anën tjetër, si kundërshpërblim ndaj këtij solidariteti dhe kësaj gatishmërie për t’i mbrojtur minoritetet, përkatësisht, tërësinë territoriale të Kosovës, pala shqiptare do të duhej ta bënte një inkurajim më konkret në rindërtimin ekonomik dhe një promovim më të dendur në ruajtjen e tolerancës etnike, konfesionale me ata që janë të gatshëm të jetojnë me shqiptarët.
Kompromisi i “akomodimit të serbëve në favor të ruajtjes së tërësisë territoriale”, duket se do të mund të kapërdihet edhe nga opinioni dominues i shqiptarëve, edhe me vetë shkakun se është i leverdishëm në disa dimensione:
a) Së pari, shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pamundësinë e ekzistimit të shteteve me pastërti puro etnike në hapësirën ballkanike, ku janë të përzier etnikisht të gjithë ngapak. Ndërsa Kosova, edhe ashtu me 95% të pastërtisë etnike, nuk ka edhe aq shumë nevojë ta ndjekë këtë parim, të cilin e ka krijuar vetvetiu bioritmi natyror i natalitetit dhe mortalitetit gjatë gjithë historisë së tyre.
b) Akomodimi i serbëve, i prejudikuar gjithnjë sipas kritereve të atyre që Kosovën e shohin si vendlindje dhe si vend ku mund të prosperojnë do të mundë t’ua hiqte nga dora disa qarqeve zyrtare që nuk e kanë njohë deri tani Kosovën si shtet , si edhe regjimit të Beogradit argumentin për kinse mos tolerancën ndëretnike që e kanë treguar në këtë dekadë shqiptarët. Tekefundit, shembullin më të mirë krahasues, lidhur me një ide të tillë të kompromiseve, do të thosha, e kemi në rastin e riintegrimit të qytetit të Vukovarit dhe Sllavonisë Lindore, në territorin e Kroacisë.
c) Me kësi deklarimi e disponimi tolerant nga Qeveria e Kosovës, në këtë drejtim, do të mund të përfitonin shumë shtresat e ulëta të popullsisë, të cilat, dalëngadalë, siç po hetohet, po i largohen vëmendjes së ndihmës nga faktori ndërkombëtar, proces ky që i ka ndodhur edhe Bosnjës, deri para fillimit të luftës në Kosovë. E Çeçenisë deri para fillimit të luftës. Domethënë, vëmendja e koncentruar në Kosovë duhet shfrytëzuar maksimalisht me të gjitha potencialet e mundshme ekonomike, intelektuale, politike etj. përmes një “këmbimi”, i cili, sot a nesër, do të imponohet (si në Bosnjë e Kroaci), ngase nesër krizat e tjera të menaxhuara nga qarqet e caktuara të vendosjes politike, nuk do të ngurojnë të thonë: “Ne ua dhamë shansin, por ju nuk ditët ta shfrytëzoni atë”!
Në anën tjetër, kam përshtypje se çështja e shtruar e ndarjes a mos ndarjes së Mitrovicës dhe “mitrovicasve” të tjera, që do të mëtohen të krijohen përmes tendencës së enklavizimit e kantonalizimit të Kosovës, sipas modelit kroat a atij boshnjak, do të varet shumë edhe nga ecuritë dhe trendët politike, që do zhvillohen drejtpërdrejt në Luginën e Preshevës e sidomos në Maqedoni.
Pra, nëse nisemi nga një logjikë dhe përvojë e ecurive dhe zhvillimeve të tanishme politike, sipas së cilave “ shkaku i gishtit të sëmurë, nuk duhet hedhur tërë dorën”- atëherë tendencat serbe dhe të disa qarqeve të tjera rreth getoizimit të grupeve etnike serbe, nëpër enklavat e ndryshme, e së bashku me të edhe synimi për ta ndarë qytetin e Mitrovicës, prapa të cilit fshihet opsioni i ndarjes së Kosovës, nuk do të kenë sukses në realizimin e asnjërit nga këto qëllime të prejudikuara.
Ndarja eventuale do t’i kishte efektet domino në tërë rajonin, reperkusionet e të cilit vështirë që do të mund të paramendoheshin. Kurse shqiptarët e anës jugore, duhet, para së gjithash, të dëshmohen se janë në nivel të kohës dhe të trendëve, që tashmë janë standardizuar nëpër gjithë Evropën dhe Amerikën, e ato janë kryesisht të natyrës së bashkëpunimit mes komuniteteve lokale.
Thënë më thjesht, ndarja është shumë e rrezikshme, kurse ripërkufizimi i kufijve të ri me Serbinë është çështje që mund të bisedohet dhe ri bisedohet deri ne gjetjen e një kompromisi dhe procedure përfundimtare, apo një marrëveshjeje historike, sepse të dy këto shtete do të përfitonin si në planin e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë (BE, NATO, etj.) ashtu edhe të atyre rajonalë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEEEJA.jpg)
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re