LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket iPhone 5? (Foto)

Si do të duket iPhone 5? (Foto)

Padurimi për modelin e ri të telefonit të famshëm të kompanisë Apple, iPhone 5, i cili pritet të paraqitet në treg brenda këtij viti ka bërë njerëzit që të pyesin për gjëra të ndryshme, si dhe të paraqesin opsione se si do të duket ky telefon kur i njëjti të paraqitet në treg.

Dizajneri Federico Ciccarese ka ardhur vetëm me disa ide të reja për iPhone 5, për ta ngacmuar publikun në lidhje me modelin e ri të telefonit të Apple, i cili pritet të jetë diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që Apple ka paraqitur më pare.

Thashethemet thonë se iPhone 5 do të duket si një maus magjik, me formë të lakuar të cilin ju mund ta shihni në fotot e mëposhtme. / Telegrafi /