LAJMI I FUNDIT:

Si dhe pse u ndërtua Muri Kinez? (Video)

Si dhe pse u ndërtua Muri Kinez? (Video)

Muri Kinez, për shkak të gjatësisë prej tremijë kilometrash, u shpall muri më i gjatë në botë dhe objekti më i madh mbrojtës.

Muri është i lartë midis pesë dhe dhjetë metra, ndërsa është ndërtuar nga guri, tullat dhe balta, që e bën atë një ndërtesë unike dhe jashtëzakonisht të famshme.

Sigurisht se keni menduar ndonjëherë se si dhe pse u bë ky një nga objektet më të mëdha botërore, për të cilin janë thurur shumë legjenda rreth vuajtjeve dhe pasojave njerëzore, transmeton Telegrafi.

Perandori i fuqishëm, Shih Huang Ti, rreth vitit 221 (pas lindjes së Krishtit) ka bashkuar të gjitha pjesët e ndryshme të Kinës.


Megjithatë, ai besonte se perandoria e tij është në rrezik nga shkretëtira veriore, ku jetonin fiset barbare të nomadëve. Për këtë arsye, perandori urdhëroi që të ndërtohet një mur që do t’i mbrojë të gjithë. Askush nuk e paramendonte se kjo vepër do të bëhet me shumë sakrifica, djersë dhe lot të punëtorëve dhe familjeve të tyre, të cilët kanë humbur të dashurit në këtë vend.

Edhe pse ngritja e këtij muri ishte një projekt i madh, ka përfunduar për 15 vjet. Gjatë viteve, ai ka ndryshuar, pasi që gjatë ndërtimit është shkatërruar disa herë, por megjithatë mbeti ende në këmbë. Muri nuk kreu funksionet për çka u ndërtuar, pasi që nomadët vazhdimisht sulmonin nga pjesët e dëmtuara. Megjithatë, ai kishte një rol kufitar mes dy kulturave, si dhe stilin e jetës bujqësore dhe nomade.

Për të treguar se sa e vështirë ishte të ndërtohej një strukturë e tillë, u krijuan shumë legjenda rreth saj.
Në fakt, kur burri i një gruaje, i cili ishte i përfshirë në ndërtimin e murit, nuk erdhi në shtëpi një natë, gruaja shkoi për ta kërkuar. Kur më në fund arriti, ajo zbuloi se bashkëshorti i kishte vdekur nga lodhja, ndërsa eshtrat e tij ishin shfrytëzuar për ndërtimin e murit. Çfarë e bën këtë histori edhe më magjike është pjesa ku lotët "shpërbëhen" në seksione të murit dhe ajo shkon pas kufomës së tij. /Telegrafi/